Arrestimi i Dakajt në Serbi, avokati: Duhet t’i themi stop Serbisë sepse nuk keni juridiksion për ta bërë këtë

Avokati, Xhevdet Smakiqi, lidhur me arrestimin e ish-ushtarit të UÇK-së në Serbi, Hasan Dakaj, ka thënë se është tejet i dëshpruar me reagimin e Qeverisë dhe MPJD-së kundrejt kësaj situate

Avokati, Xhevdet Smakiqi

Avokati Xhevdet Smakiqi, në emisionin “Rreth e Rrotull” në RTV Dukagjini, ka treguar se si është gjendja e ish-ushtarit të UÇK-së, Hasan Dakaj që arrestuar në Serbi.

Smakiqi ka thënë se Dakaj është keqtrajtuar dhe fyer psikologjikisht që nga koha kur është në paraburgim.

Trajtimi i tij nuk është dinjitoz, përkundër faktit që ai është arrestuar gabimisht sepse nuk është identifikuar dyshimi apo personi që po kërkon prokuroria e Serbisë”, ka thënë Smakiqi.

Avokati ka thënë se duhet t’i themi stop Serbisë sepse sipas tij, shteti në fjalë nuk ka juridiksion për të bërë këso arrestimesh.

“Andaj, pasi Kosova ka themeluar Gjykatën Speciale janë tepër i dëshpruar me reagimin e Qeverisë dhe MPJD-së, sepse Kosova duhet t’i thotë bashkësisë ndërkombëtare se juridiksionin për t’i ndjekur pjesëtarët e UÇK-së e ka Zyra e Prokurorit Special në Hagë. Sepse të gjithë e dimë që këtë gjykatë e ka kërkuar edhe Serbia përmes raportit të Dick Marty-t, dhe tani i kemi krerët e UÇK-së duke u gjykuar atje, dhe duhet t’i themi stop Serbisë sepse nuk keni juridiksion”, ka thënë tutje ai.

Smakiqi ka shtuar se arrestimi i ish-ushtarit të UÇK-së është politik, duke shtuar se ky nuk është një rast juridik por një ndalim politik.

Të ketë vetëm pak standarde nga ana e Gjykatës në Beograd, ai do të lirohej menjëherë”, është shprehur ai.

Smakiqi ka shtuar se janë të rrezikuar të gjithë qytetarët e Republikës së Kosovës sepse, sipas tij, prokuroria e Serbisë po vepron me shënimet dhe të dhënat e UDB-së së vitit 1999, të cilat janë të njëanshme dhe që nuk pritet drejtësi nga to.

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Hasan Dakaj u arrestua më 5 janar të këtij viti, në pikën kufitare në Merdarë.

Shija e redaktorit

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Të fundit nga rubrika