Benzema mbetet jashtë botërorit shkaku i një lëndimi

Sulmuesi i Real Madridit, Karim Benzema, do të mbetet jashtë botërorit “Kata 2022” për shkak të një lëndimi ka raportuar mediat e huaja

Karim Benzema

Sulmuesi francez Karim Benzema është mbetur jashtë nga Kupa e Botës “Katar 2022” pasi pësoi një dëmtim në kofshën e majtë gjatë stërvitjes të shtunën në Doha, thanë burimet për ESPN.

Fituesi i Topit të Artë të vitit 2022 ndjeu një dhimbje të fortë në kuadrat e tij gjatë një sprinti në fund të seancës stërvitore.

Benzema iu nënshtrua skanimeve për të zbuluar shkallën e dëmtimit, pas së cilës u konstatua se ai nuk do të shërohet në kohë për të marrë pjesë në turneun që shkon deri në finalen e 18 dhjetorit.

Franca filloi mbrojtjen e titullit të Kupës së Botës që fitoi në 2018 kur u përball me Australinë të martën. Sipas rregullave të FIFA-s, ata do të kenë kohë deri në 24 orë përpara ndeshjes së tyre të parë për të emëruar një zëvendësues për skuadrën e tyre.

Benzema, 34 vjeç, ka luftuar me lëndime gjatë pjesës së parë të sezonit me Real Madridin .

Ai kishte luajtur vetëm 26 minuta futboll në muajin e kaluar për shkak të lodhjes muskulore dhe e shtuna ishte hera e parë që ai stërvitej me skuadrën e Francës që kur u bashkuan të hënën.

Trajneri i Francës, Didier Deschamps ishte optimist se sulmuesi i tij mund të rikuperohej në kohë, por lëndimi i së shtunës e ka përjashtuar atë nga turneu.

Analizat

Brazili përballet me Zvicrën pa Neymarin

Brazili, i mbështetur nga një fitore 2-0 kundër Serbisë në ndeshjen e tyre hapëse, do të kërkojë të rezervojë vendin e tij në 16-shen...

Musiala tregon sërish potencialin e tij teksa impresionon ndaj Spanjës

I mahnitshëm dhe i pashoq, adoleshenti gjerman, Jamal Musiala, tani ka etiketën si "Lionel Messi i ardhshëm". 19-vjeçari luajti një rol kyç në shtyrjen e...

Të gjitha gabimet e Meksikës në ndeshjen kundër Argjentinës

Që në momentin e parë që tifozët e Meksikës panë ndeshjen startuese të Gerardo Martinos kundër Argjentinës, shumica u habitën nga vendimi i tij...

Stadiumet

Stadiumi Ahmad bin Ali

Karakteristika më e habitshme e stadiumit është një fasadë e ndezur, e përbërë nga modele që karakterizojnë aspekte të ndryshme të vendit: rëndësinë e...

Stadiumi Al Bayt

Stadiumi e ka marrë emrin nga 'bajt al sha'ar' – të cilat ishin tenda të përdorura historikisht nga popujt nomadë në Katar dhe në...

Stadiumi Al Janoub

Dizajni është frymëzuar nga velat e varkave tradicionale Dhow, në nder të së kaluarës detare të Al Wakrah. Një sistem inovativ ftohjeje dhe çati e...

Të fundit nga rubrika