Biden kërkon më shumë se 13 miliardë dollarë nga Kongresi lidhur me luftën në Ukrainë

Administrata e presidentit të ShBA-së, Joe Biden është duke shtjelluar kërkesën drejtuar Kongresit. Në këtë kërkesë përfshihen 13.7 miliardë dollarë lidhur me luftën që po zhvillohet në Ukrainë që nga shkurti i këtij viti

Presidenti i ShBA-së, Joe Biden. Foto: BBC

Administrata e presidentit të ShBA-së, Joe Biden është duke shtjelluar kërkesën në Kongres për projektligjin e ardhshëm të financimit të qeverisë, i cili përfshin para shtesë për ato që po i përshkruan si “katër nevoja kritike”, duke përfshirë mbështetjen për Ukrainën.

Drejtoresha e Zyres së Menaxhimit dhe Buxhetit (OMB), Shalanda Young ka thënë se Shtëpia e Bardhë po kërkon 11.7 miliardë dollarë për sigurinë dhe ndihmën ekonomike për Ukrainën. Po ashtu, dhe 2 miliardë dollarë shtesë “për të ndihmuar në adresimin e ndikimeve që ka pasur lufta e Putinit në furnizimin e brendshëm me energji dhe për të zvogëluar kostot e energjisë në të ardhmen”.

Sipas një përmbledhjeje nga OMB, kërkesa e administratës së presidentit Biden përfshin 13.7 miliardë dollarë: 4.5 miliardë dollarë për pajisje, 2.7 miliardë dollarë për mbështetje ushtarake, inteligjente dhe mbrojtje të tjera, 4.5 miliardë dollarë për mbështetje direkte buxhetore për Ukrainën.

Edhe 1.5 miliardë dollarë për “uranium për të ushqyer reaktorët bërthamorë të SHBA-së për të kompensuar një rënie të mundshme në furnizimet ruse. 500 milionë dollarë për modernizimin e Rezervës Strategjike të Naftës për të reduktuar kostot e brendshme të energjisë dhe për të siguruar akses të qëndrueshëm në burimet e energjisë”.

Kjo kërkesë vjen pasi ligjvënësit janë vendosur të kthehen në Uashington, DC, pas pushimeve të gushtit duke u përballur me një pikë të rëndësishme të agjendës legjislative: Parandalimi i një mbylljeje të qeverisë deri në fund të muajit.

Një zyrtar i Këshillit të Sigurisë Kombëtare për CNN ka thënë se deri më tani, ShBA ka ofruar rreth 13 miliardë dollarë ndihmë ushtarake për Ukrainën që nga fillimi i pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt.

SHBA ka dhënë gjithashtu 7 miliardë dollarë grante për mbështetje të drejtpërdrejtë buxhetore dhe mbi 1.5 miliardë dollarë ndihmë humanitare për Ukrainën dhe refugjatët ukrainas.

Shija e redaktorit

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Pjesëtarët e FSK-së marrin pjesë në aktivitetin humanitar të dhurimit...

Forca e Sigurisë së Kosovës ka filluar aksionin humanitar për dhurimin vullnetar të gjakut, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut. Këtij aktiviteti...

“Të gatshëm për zgjedhje”, gjithçka nga takimi ndërmjet Kurtit e...

Një darkë pune u zhvillua të hënën në mes të kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi. Në këtë...

Të fundit nga rubrika