Bislimi publikon shkeljet e marrëveshjes nga Serbia

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, këtë të shtunë ka publikuar shkeljet që ka bërë Serbia në marrëveshjen me Kosovën

Besnik Bislimi, zëvendëskryeministër i Kosovës

Zëvendëskryeministri i parë, Besnik Bislimi, këtë të shtunë ka publikuar shkeljet që ka bërë Serbia në marrëveshjen me Kosovën.

“Gjatë kësaj jave, në CNN, Vuçiqi tha se Serbia ka zbatuar të gjithë marrëveshjet nga prilli 2013 e deri më sot. Kjo nuk është e vërtetë dhe është në kundërshtim me realitetin. Është kthesë faktesh dhe propagandë e pastër”, ka shkruar ai.

 

Bislimi ka thënë se “marrëveshja e vitit 2013 ka përshkruar shuarjen e strukturave paralele ilegale. Duke vazhduar t’i mbajë strukturat paralele në veri të vendit aktive dhe duke ofruar paga për personat që mbajnë ato funksione, Qeveria e Serbisë asnjëherë nuk e përmbushi këtë obligim”.

“Marrëveshja e vitit 2013 ka përshkruar shuarjen e strukturave paralele ilegale. Duke vazhduar t’i mbajë strukturat paralele në veri të vendit aktive dhe duke ofruar paga për personat që mbajnë ato funksione, Qeveria e Serbisë asnjëherë nuk e përmbushi këtë obligim. Një dështim, efektin e së cilës po e ndiejmë edhe sot me tensionet e shkaktuara nga këto elemente kriminale në veri, ku huliganët e bandat të dirigjuara nga Beogradi po vazhdojnë të mbrojnë këto institucione paralele; E njëjta marrëveshje e vitit 2013 kërkon nga Serbia që të mos e pengojë apo inkurajojë palë të treta që ta pengojnë rrugëtimin e Kosovës drejt integrimeve evropiane. Dihen përmasat e përmbushjes së këtij obligimi nga ana e Serbisë së Vuçiqit. Njësoj të pazbatuara kanë rezultuar edhe obligimet e marra nga Serbia në marrëveshjen për menaxhimin e integruar të kufirit; marrëveshja për vulat doganore; marrëveshja për njohjen reciproke të diplomave, marrëveshja për zhbllokimin e linjave të interkonjeksionit, marrëveshja për energjinë, pjesë të marrëveshjes për telekomin; marrëveshja për vendosjen e zyrave ndërlidhëse; marrëveshja për certifikatat fitosanitare e shumë e shumë të tjera. Aq shumë shkelje, sa kemi konstatim zyrtarë të vetë Brukselit, sipas të cilit, lista e mospërmbushjes së obligimeve nga ana e Serbisë është dy herë më e gjatë se ajo e palës kosovare”.

Bislimi tutje thotë se dëftimet e “premtimet e panumërta” nga figura të larta, që Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Republikës së Kosovës janë shkelje direkte e marrëveshjes bazike të 27 shkurtit.

“Dëftimet e premtimet e panumërta nga figura të larta, që Serbia nuk do ta njohë kurrë pavarësinë e Republikës së Kosovës janë shkelje direkte e marrëveshjes bazike të 27 Shkurtit si dhe kundër parimeve të normalizimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore”.

Zëvendëskryeministri i parë shton se vota e Serbisë kundër aplikimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës është shkelje, e cila është njohur edhe nga Parlamenti Evropian.

“Vota e Serbisë kundër aplikimit të Republikës së Kosovës në Këshillin e Evropës është shkelje, e cila është njohur edhe nga Parlamenti Evropian, i cili i bën thirrje Serbisë që ta ndryshojë votën sa më parë”.

Mes të tjerash, Bislimi ka potencuar se lobimi i Serbisë dhe “misionarët e saj” kundër anetarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe fushatat për çnjohjen e Republikës së Kosovës, “tashmë njihen mirë”.

“Lobimi i vazhdueshëm që Serbia dhe misionarët e saj e bëjnë kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare si dhe fushatat për çnjohjen e Republikës së Kosovës, njihen mirë tashmë, sepse vetë ato janë bërë publike nga i njëjti president i Serbisë”, ka theksuar Bislimi.

“Deklaratat e vazhdueshme ku veriut të Republikës së Kosovës i referohet si zonë e okupuar, dëftim i cili haptazi është cenim i integritetit territorial të Republikës së Kosovës, si dhe është kundër gjithë parimeve të normalizimit dhe marrëdhënieve të mira fqinjësore; 6. Për më tepër, e njëjta qeveri e i njëjti president, për vite me radhë, ka kërcënuar pluralizmin demokratik përbrenda komunitetit serb në Kosovë, duke imponuar vetëm një parti politike e cila kontrollohet direkt nga Beogradi. Kjo frymë autokrate e përcjellë direkt nga Beogradi, e ka lënë komunitetin serb për muaj me radhë pa përfaqësim në institucionet e Republikës së Kosovës, jashtë kandidimit në zgjedhjet e fundit në katër komunat veriore. Pluralizmi politik është një nga vlerat demokratike që e karakterizon mjedisin politik në Kosovë për të gjitha komunitetet, përveç atij serb, i cili fatkeqësisht me presion e kërcënime nga Beogradi është shtypur dhe shantazhuar në çdo çast që ka pasur tendenca të krijohen parti të tjera politike të komunitetit serb në Kosovë”.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika