Borrell: E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian

E ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian (BE) ka thënë shefi i diplomacisë evropiane Josep Borrell, duke shtuar se kjo pjesë e rajonit mbetet prioriteti strategjik i BE-së

I pari i diplomacisë së BE-së, këto komente i ka bërë para darkës jo formale me gjashtë liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor, të cilët i ka ftuar për të diskutuar mbi të ardhmen e rajonit dhe sfidat kryesore me të cilat përballet.

Kryediplomati evropian tha se çështja e sigurisë në Evropë pas pushtimit rus të Ukrainës do të jetë në krye të agjendës së darkës në Bruksel me liderët e Ballkanit Perëndimor.

“Dua të diskutoj me partnerët tonë më të ngushtë, 6 liderët ballkanikë që përfaqësojnë partnerët tanë më të afërt, dhe jo vetëm nga pikëpamja gjeografike’’.

‘’Unë jam duke folur me ta si anëtarë të ardhshëm të Bashkimit Evropian, për të diskutuar se si mund t’i trajtojmë së bashku pasojat e kësaj lufte. Si gjithmonë, unë jam i etur të dëgjoj shqetësimet e këtyre liderëve, duke pasur parasysh këtë situatë, dhe se si ata parashikojnë veprimin tonë të përbashkët për të mbrojtur rregullat dhe vlerat, dhe si të trajtojmë ndikimin negativ të luftës së Putinit në ushqim, energji dhe stabilitetin në kontinentin tonë të përbashkët’’, ka thënë ai.

Borrell tutje është shprehur se janë në dijeni se ‘’Rusia po përpiqet të shfrytëzojë dobësitë tona dhe dobësitë e rajonit. Ne duhet të punojmë së bashku për të mos lejuar që Rusia të shfrytëzojë këto dobësi”.

Kryediplomati evropian tha se takimi me liderët e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të jetë një mundësi për përgatitje të takimit të Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së që do të mbahet të hënën e ardhshme për rajonin. Ai ndërkaq përsëriti se e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian.

“Ballkani Perëndimor është pjesë e jona, është pjesë e gjeografisë sonë, dhe ne do të veprojmë së bashku për të përballuar veprimet përçarëse të Rusisë të bëra drejtpërdrejt kundër rajonit, përmes dezinformimit dhe sulmeve kibernetike’’.

‘’Dua të theksoj nevojën për të qëndruar të bashkuar dhe për të ndërmarrë hapat e nevojshëm për të siguruar së bashku një Evropë të sigurt, të qëndrueshme dhe të begatë. Ky është interesi ynë kolektiv. Kjo është mënyra më e mirë për të ndërtuar një të ardhme për Ballkanin Perëndimor, sepse e ardhmja e Ballkanit Perëndimor është brenda Bashkimit Evropian”, ka thënë Borrell.

Në darkën jo formale Shqipëria përfaqësohet nga kryeministri Edi Rama, kurse Kosova nga ministrja e Jashtme Donika Gërvalla, pasi që presidentja Vjosa Osmani e kryeministri Albin Kurti, gjenden për vizitë në SHBA.

Stano për Portali D jep detaje rreth takimit Bislimi – Petkoviq në Bruksel

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika