Cilat janë marrëveshjet ndërkombëtare që nuk u votuan në Kuvend?

Kabineti qeverisës në seancën e sotme kanë vendosur që të mos u përgjigjet pyetjeve parlamentare të deputetëve që nuk janë duke i votuar marrëveshjet ndërkombëtarë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në Kuvendin e Kosovës

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në seancën plenare të gjashtë tetorit ka refuzuar të iu përgjigjet pyetjeve parlamentare nga deputetët të cilët nuk ishin pro e votimit të marrëveshjeve.

Përpos Kurtit, krahë tij ishin edhe komplet kabineti qeverisës ata të cilët kanë marrë vendim që të mos u përgjigjet pyetjeve parlamentare të deputetëve që nuk janë duke i votuar marrëveshjet ndërkombëtarë.

Me 14 shtator 2023, ka filluar sezonin vjeshor Kuvendi i Kosovës.

Deputetët e opozitës nuk duken shumë premtues në bashkëpunimin me deputetët e partisë në pushtet.

Deputeti nga radhët e PDK-së, Hisen Berisha, ka thënë se kanë vendosur që asnjë projektligj e asnjë marrëveshje të mos e votojnë, për shkak të skandaleve të njëpasnjëshme të qeverisë.

Berisha, ka potencuar se “Ne kemi vendosur moratorium me qëllim të ndaljes së kësaj qeverie, nga keqqeverisja nga dëmet që po i bëhen vendit dhe besoj që në programin tonë për ditët në vazhdim do të jetë evidentimi dhe vënia në pah e të gjitha keqqeverisjet që vijnë, nga keqpërdorimi i buxhetit, aferat, qoftë në dëmet politike që tashmë po bëhen.”

Derisa, Pal Lekaj, nga AAK-ja, thotë se qeveria duhet të ketë diskutim e koordinim me opozitës, përndryshe nuk do të votojnë asgjë.

Lekaj ka thënë se “Meqë qeveria nuk ka treguar gadishmëri që të bashkëpunoj me opozitën, që ka shpërfillur të gjitha kërkesat tona, ne në këtë sesion mendojmë që nuk do të votojmë ligje pa ndonjë koordinim paraprak, pa një marrëveshje dhe kështu i mbetet qeverisë që të përgadis ligjet që ti bie në Kuvend, por në ato raste të koordinohet me ne, përndryshe ne nuk do votojmë ligje shkel e shko.”

Veprimet e paralajmëruara nga ana e deputetëve të partive opozitare, sipas Artan Abrashit deputet nga Lëvizja Vetëvendosje, janë të palogjikshme, derisa shton se se sesioni i kaluar është ndër më të suksesshmit për nga efikasiteti dhe puna e bërë.

Ndërsa, nga Lëvizja Vetëvendosje, Artan Abrashi, ka theksuar se “Projektligjet janë të Kosovës, ato vinë sipas një rendi të përcaktuar rregullores së punës së Kuvendit, edhe sipas ligjeve në fuqi, paraprakisht opozita është pjesë e kryesisë së Kuvendit, e cila edhe bënë rendin edhe përcakton se cka duhet të shkojë në votim, është e paarsyeshme me thënë se nuk ka pasur koordinim, kur ndoshta janë pikërisht ata opozitar që marrin pjesë, në ato mbledhje e përcaktojën rendine  ditës, unë mendoj se është thjeshtë një arsyetim koti për një bojkot opozitar që po ndodh në Kuvend.”

Sesioni pranveror i Kuvendit të Kosovës, është përmbyllur me 44 ligje të miratuara, derisa në po këtë sesion në njërën nga seancat debati kishte eskaluar në përleshje fizike.

Reagimet e deputetëve për refuzimin e Kurtit:

Kryetari i Grupit Parlamentar të Partisë Demokratike të Kosovës, Abelard Tahiri ka reaguar pas refuzimit të kryeministrit Kurti për t’iu përgjigjur pyetjeve parlamentare në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.

Tahiri në një konferencë për media tha se kjo sjellje e kryeministrit ishte sulm direkt ndaj demokracisë parlamentare në Kosovë, sepse mandati i deputetit është i garantuar dhe askush nuk mund t’ua përcaktojë rregullat në vendin e tyre të punës.

Shef i GP të PDK-së, Abelard Tahiri.
FOTO:EO

“Pyetja parlamentare është një nga instrumentet e deputetit të Kuvendit të Republikës së Kosovës, i cili e shfrytëzon për llogaridhënie nga Qeveria, nga kryeministri, ministrat, zëvendësministrat e kështu me radhë. Sjellja sot e kryeministrit të Republikës së Kosovës ishte një sulm direkt ndaj demokracisë parlamentare në vendin tonë, Nuk ka ndodhur asnjëherë, është e paprecedentë. Nuk e keni asnjë rast të vetëm kur kryeministri del dhe ju thotë deputetëve që unë kam vendosur mos të ju përgjigjem deri në momentin kur ju do ta bëni një veprim tjetër”, theksoi ai.

Gashi: Shkelje e Kushtetutës dhe shantazh ndaj opozitës

Shefi i Grupit Parlamentar të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Arben Gashi, ka theksuar se për herë të parë në historinë e parlamentarizmit në Kosovë, kryeministri refuzoi t’u përgjigjej pyetjeve të deputetëve të opozitës, që, siç ka shtuar ai, kjo është shkelje e Kushtetutës.

Shefi i deputetëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Arben Gashi.

Ai e ka konsideruar këtë veprim si një tentativë për të ushtruar presion dhe detyrim ndaj deputetëve, duke e cilësuar atë të papranueshëm dhe të pasiguruar për sistem.

“Sot për herë të parë në parlamentarizmin e Kosovës, refuzon të përgjigjet pyetjeve të deputetëve të opozitës. Kjo është shkelje e rëndë e Kushtetutës dhe shantazh. Ky tentim për detyrim ndaj deputetëve është i papranueshëm. Po hyjnë në një sistem të paraparë”, ka deklaruar Gashi në një konferencë për media të premten.

Gashi ka shtuar se sjellja e sotme është një shqetësim serioz për shëndetin e demokracisë në Kosovë dhe ka akuzuar Qeverinë për mungesën e numrave të mjaftueshëm për të miratuar marrëveshjet ndërkombëtare në parlament.

Ai ka theksuar se zgjidhja e kësaj çështjeje është në dorë të kryeministrit Albin Kurti dhe të Qeverisë së tij, dhe ka lënë hapur mundësinë për zgjerimin e koalicionit ose kthimin e deputetëve të opozitës në parlament.

Në anën tjetër, ministrat vazhduan t’iu përgjigjen pyetjeve të deputetëve të mazhorancës.

Deputetët e PDK-së dhe AAK-së qe disa seanca me radhë po refuzojnë të votojnë marrëveshjet ndërkombëtare.

Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, i cili ka thënë se kjo është papërgjegjësi dhe shkelje e standardeve për qeverisje të mirë.

Cakolli, përmes një statusi në rrjetin social në Facebook, ka shkruar se kryeministri e ka obligim kushtetues e ligjor t’i përgjigjet dhe t’i japë llogari Kuvendit.

Eugen Cakolli, nga Instituti Demokratik i Kosovës

“Pyetjet parlamentare janë instrumenti më i zakonshëm i mbikëqyrjes parlamentare ndaj punës së qeverisë. Kryeministri e ka obligim kushtetues e ligjor t’i përgjigjet dhe t’i japë llogari Kuvendit, pavarësisht zhvillimeve tjera. Sepse Kuvendi e ka zgjedhur Qeverinë”, ka shkruar Cakolli.

Po cilat janë marrëveshjet që nuk u votuan pro?

Marrëveshjet ndërkombëtare që nuk u aprovuan në Kuvend janë si vijon:

Votimi i Projektligjit nr.08/L-221 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë dhe projektit ndërmjet Republikës së Kosovës, përfaqësuar nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, KOSTT (Operator Sistemi, Transmisioni dhe Tregu sh. a.) dhe KFË, Frankfurt Am Main (KFË) për Projektin -Zhvillimi i sektorit të energjisë VII – përmirësimi i rrjetit të transmetimit,

-Votimi i Projektligjit nr.08/L-222 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë në mes të Republikës së Kosovës dhe Bankës Evropiane për rindërtim dhe zhvillim për Projektin “Ngrohtorja solare e Prishtinës”,

-Votimi i Projektligjit nr.08/L-223 për ratifikimin e Marrëveshjes për bashkëfinancimin e bursave të arsimit të lartë në nivelin master në mes Ministrisë së Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Ambasadës së Francës në Prishtinë,

-Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-234 për ratifikimin e Marrëveshjes së kredisë për programin e financave publike dhe rritjes ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar,

-Shqyrtimi i Projektligjit nr.08/L-236 për ratifikimin e Traktatit ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Danimarkës për shfrytëzimin e institucionit korrektues në Gjilan me qëllim të ekzekutimit të dënimeve daneze.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika