Dërgesa e parë e grurit nga Ukraina është vonuar për shkak të motit të keq

Razoni me flamurin e Sierra Leone është nisur nga porti ukrainas i Odesës të hënën e 1 korrikut, dhe tani pritet të arrijë në Stamboll herët të mërkurën e 3 gushtit, për shkak të motit të keq

Ilustrim

Anija e parë e mallrave e cila është nisur nga Ukraina, është përballur me mot të keq në Detin e Zi dhe do të mbërrijë në Stamboll më vonë sesa që ishte planifikuar, ka thënë një zyrtar turk të martën e 2 korrikut.

Razoni me flamurin e Sierra Leone është nisur nga porti ukrainas i Odesës të hënën e 1 korrikut, dhe tani pritet të arrijë në Stamboll herët të mërkurën e 3 gushtit, sipas kundëradmiralit Ozcan Altunbulak.

Zyrtarët rusë, ukrainas, turq dhe të OKB-së do të inspektojnë anijen pasi të ankorohet në Stamboll.

Këto inspektimet janë pjesë e një marrëveshjeje të ndërmjetësuar nga OKB dhe Turqia për të zhvendosur rezervat e grurit të Ukrainës në tregjet e huaja dhe për të lehtësuar një krizë globale ushqimore në rritje, raporton euronews.

Altunbulak ka thënë se “përgatitjet dhe planifikimi” po vazhdojnë për anijet e tjera që pritet të largohen nga portet e Ukrainës, por nuk ka dhënë detaje.

Si pjesë e marrëveshjes së 22 korrikut për dërgesat, të cilat përfshijnë grurë dhe pleh rus, janë krijuar korridore të sigurta përmes ujërave të minuara jashtë porteve të Ukrainës.

Megjithatë, situata në Detin e Zi mbetet e tensionuar dhe presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy iu ka bërë thirrje partnerëve ndërkombëtarë që të vëzhgojnë nga afër pajtueshmërinë e Moskës me marrëveshjen.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika