Dick Marty: Qëllimi për të më vrarë ishte të fajësohej Hashim Thaçi dhe shqiptarët

"Qëllimi i kriminelëve ishte të fajësohej ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për vrasjen e tij"

Ish-senatori zviceran Dick Marty

Ish-senatori zviceran, Dick Marty, ka deklaruar rreth komplotit për eliminimin e tij nga sherbimet serbe në mënyrë që të fajësoheshin shqipatrët dhe ish-presidenti i Kosovës Thaçi.

Kështu, narracioni të ndëtohej mbi arresimin e ish-krerëve të UÇK-së nga Gjyakta Speciale, kjo e fundit e themeluar si pasojë e vetë raportit të Dick Martyt.

“Qëllimi i kriminelëve ishte të fajësohej ish-Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, për vrasjen e tij. Marty vlerëson se ata ishin njerëz në kontakt me shërbimet sekrete serbe. Sepse Serbia frikësohej se Thaçi nuk do të mund të sillej para drejtësisë”, ka shkruar media zvicerane Blick duke cituar Martyn në një emision në “Daily Talk”.

“Nëse Zvicra zyrtare do të kishte ndërhyrë menjëherë në qeverinë serbe dhe do t’u thoshte atyre se ata i dinin planet, plani do të kishte dështuar” ka theksuar Marty, duke shtuar se “Por me sa duket ata nuk donin të prishnin marrëdhëniet diplomatike. Nuk e di pse”.

Marty ka akzuar autoritet zvicerane se nuk po e thojnë të vertëtë.

“ Por ai e di se shumë njerëz në Zvicrën zyrtare në Departamentin Federal të Punëve të Jashtme (EDA) dhe në Zyrën e Prokurorit të Përgjithshëm (BA) nuk po thonë të vërtetën”, ka thënë ai.

Ndërsa, Marty për shkak të një “situate serioze kërcënimi” ndaj tij ka qenë nën mbrojtje të shtuar personale që nga dhjetori 2020.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika