Gashi për deklaratat e Kurtit: S’ka ditur t’i lexojë statistikat, kjo tregon se sa pak di për sistemin e drejtësisë

Deklaratat e Kryeminstrit Kurti përmes të cilave numëronte përqindjet e dënimeve minimale ndaj dhunimeve seksuale, kanë nxitur një hallkë reagimesh. Sipas Gashit, statistikat ishin lexuar gabim nga ana e Kurtit

Kreshnik Gashi, BIRN

Kreshnik Gashi nga BIRN ka thënë se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti kishte lexuar disa statistika të vet Gashit dhe pavarësisht kësaj, ai nuk ka ditur t’i lexoj si duhet. Si rrjedhojë, sipas Gashit, ai nuk e njeh mjaftueshëm sistemin e drejtësisë dhe deklaratat e tij kanë ngritur një hallkë reagimesh.

Përgjatë një konference për media, Kryeminstri Kurti dhe Ministrja Haxhiu kishin kritikuar gjyqësorin. Sipas Kurtit, mbi 200 gjykatës kanë shqiptuar vetëm dënime me kusht, gjobë apo parashkrim të rasteve ndaj rasteve të dhunimeve seksuale.

“Sipas të dhënave për vepra penale të dhunës seksuale mbi 200 gjykatës kanë shqiptuar vetëm dënime me kusht, me gjobë ose kanë lejuar parashkrimin e rasteve të dhunës seksuale. Merre me mend…”, kishte thënë Kurti gjersa ka theksuar se mbi 85 për qind të rasteve ishin vajza të mitura.

Dorëzohet në kuvend, dokumentacioni për vetting në drejtësi

I ftuar në Debat Plus të RTV Dukagjini, Gashi ka thënë se më pak se 10 për qind e gjyqtarëve mund të gjykojnë krime seksuale.

“Kryeminsitri i ka marrë disa statistika që i kemi bërë ne po s’ka ditë me i lexu. Kjo na tregon se sa pak din ai për sistemin e drejtësisë. Na thotë se 85 për qind e gjyqtarëve kanë gjykuar krime seksuale. Po të njofte sistemin e drejtësisë ai do e dinte që gjysma e gjyqtarëve gjykojnë tema civile, gjysma tjetër krime penale po afro 70 përqind janë krime të lehta e afro 10 për qind krime për të mitur. Domethënë diku më pak se 10 për qind munden potencialisht me gjyku krime seksuale sepse aq e parasheh kodi penal. Kur nuk din të lexosh  statitstikën, më mirë është mos me dal me fol se si rrjedhojë veprojnë një zingjir tjetër i reagimit, siç ka reaguar KPK-ja dhe KGJK-ja”, ak thënë Gashi.

Ndër të tjera, ai ka thënë se nuk ka problem se Kurti ka keqkuptuar statistikat, problem është se pse të njëjtit i frikësohen vetting-ut.

“Këta frikësohen se e kanë pasur një amnesti të përgjithshme që e ka siguruar ish-qeverisja”, ka thënë Gashi.

Sipas  Nazlie Bala, nga Ministria e Drejtësisë, Kryeminstri Kurti përgjatë deklaratave të tij kishte paraqitur vetëm fenomenin.

“Adresimi i kryeminstrit është mosllogaridhënia e fenomenit që është në rritje e sipër e që fatkeqsisht viktimat 85 për qind të rasteve janë gratë dhe vajzat”, ka thënë Bala.

Përgjatë mbrëmjes të së hënës, Ministrja Haxhiu kishte publikuar një status në llogarinë e saj në Facebook ku thoshte se prindi i një vajze 14-vjeçare ka njoftuar në ministrinë që ajo udhëheq se në dhjetor të vitit 2021, ka pasur një tentim për dhunimin e vajzës së tij 14 vjeçare. I njëjti, siç ka shkruar ajo, është i lirë pavarësisht se indetiteti i tij dihet.

Gashi ka thënë se Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu do të bënte më mirë po të inkurajonte qyetarët të raportojnë në Policinë e Kosovës sesa në ministri.

Sipas Gashit, raportimi nuk mund të bëhet në ministri ngase ministria nuk i ka ato kompetenca.

Haxhiu: I dyshuari që kishte tentuar ta dhunojë një 14-vjeçare, vazhdon të jetë i lirë

“Unë kisha sygjeru që ministrja të inkurajojë qytetarët të raportojnë në polici dhe jo në ministri ngase kjo nuk i ka këto kompetenca po ish dasht me punu në punët e veta me hartimin e ligjeve e jo mi prit njerëzit në takime me çështje që i kanë për detyrë mekanizmat e tjerë”, ka thënë Gashi.

Ai ka thënë që mekanizmat shtetërorë kanë dështuar në garantimin e mbrojtjes së qyetarëve të saj.

“Ajo çka ne po shohim është një luftë e delegimit të përgjegjësive nga një institucion në një tjetër pa i marr secili përgjegjësit e veta në këtë drejtim. Muj me than që mekanimzat shtetorë kanë dështuar në këtë rast dhe në garantimin e mbrojtës për qyetarët e vet. Qeveria ka gisht, gjyqësori ka gisht, prokuroria ka gisht, mekanizmat shtetëror dhe duhet secili me u kthy me e analizu punën e vet”, ka thënë Gashi gjersa ka theksuar se mendësia e të gjithë problemit është vetëm ajo e të dërguarit njerëz në burg.

Ai ka theksuar se adresimi i shkaktarit të këtyre problemeve dhe shkaqe fillestare nuk është bërë asnjëherë, gjë e cila nuk duhet shmangur më.

Megjithatë, adresimi i prindërit të 14-vjeçares në ministri është parë si një akt për t’u vlerësuar nga këndvështrimi i aktivistes Luljeta Aliu. Kjo e fundit ka thënë se dënimet minimale dhe tolerimet nga ana e shoqërisë ndaj të akuzuarve dhe dyshuarve për dhunim shërbejnë si një lloj sinjalizuesi që veprime të tilla të vazhdojnë.

 

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika