Haradinaj: Rastet e tilla janë të dhimbshme dhe nuk kanë vend në Kosovën tonë

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, në lidhje me rastin e keqtrajtimit të së moshuarës në Pejë, është shprehur i tronditur. Ai ka thënë se e moshuara është nëna e dëshmorit, Taulant Nura, duke shtuar se rastet e tilla nuk kanë vend në Kosovën tonë

Ramush Hradinaj, Kryetar i AAK-së





Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar përmes një postimi në Facebook, në lidhje me rastin që ka ndodhur në Pejë, të mërkurën e 2 nëntorit, duke thënë që ngjarjet e tilla janë jonjerëzore dhe të moshuarit meritojnë përkujdesje dhe dinjitet.

“Rastet e tilla janë aq sa të dhimbshme, po aq të neveritshme, dhe nuk kanë vend në Kosovën tonë! Nanat, të moshuarit dhe çdo kategori e ndjeshme e shoqërisë tonë, meritojnë trajtim dhe dinjitet”, ka shkruar Haradinaj.

Ndërkaq, ka shtuar se është i shokuar nga ngjarja e ndodhur në Shtëpinë e Pleqve në Komunën e Pejës.

“I tronditur nga rasti në Pejë, ku nëna e Dëshmorit Taulant Nura, dhunohet fizikisht nga ato që duhet të kujdesen për të”, ka vijuar ai.

Teksa sjelljen e infermieres e ka quajtur të papranueshme, duke thënë që të gjithë personat përgjegjës të dalin para drejtësisë.

Ndër të tjera, ka uruar që rastet e tilla të mos përsëriten më kurrë.





Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika