Hysa për përkujtimin e Gjinigj nga Kurti: I ka bërë Vuçiqit një favor para takimit në Ohër

“...por në këtë variantin E fundit të përkujtimit të vrasjes së Gjingjiqit, përkujtimin ndaj opsionit serb dhe atij ndërkombëtar, më duket që në mënyrën më të mirë para takimit të 18 marsit i ka ndihmuar Vuçiqit, duke përkujtuar perëndimin se sa vështirë është për zotërI VuçiQ të bëjë një marrëveshje për Kosovën dhe në këtë aspekt nuk e di nëse i ka ndihmuar më shumë vetës apo i ka ndihmuar më shumë Vuçiqit”, ka thënë Hysa

Ish-ambasadori i Kosovës në Mal të Zi, Ylber Hysa

Historiani dhe diplomati Ylebr Hysa ka thënë se me përkujtimin ndaj ish-kryeminsitrit serb, Zoran Gjingjiq, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë një favor presidentit serb, Aleksandër Vuciq, para takimit në Ohër.

Pasi sipas tij, Kurti më këtë ia ka përkujtuar perëndimit se sa të vështirë është për Vuçiqin të bëjë një marrëveshje për Kosovën.

“…por në këtë variantin fundit të përkujtimit të vrasjes së Gjingjiqit, përkujtimin ndaj opsionit serb dhe atij ndërkombëtar, më duket që në mënyrën më të mirë para takimit të 18 marsit i ka ndihmuar Vuçiqit, duke përkujtuar perëndimin se sa vështirë është për zotërin Vucic të bëjë një marrëveshje për Kosovën dhe në këtë aspekt nuk e di nëse i ka ndihmuar më shumë vetës apo i ka ndihmuar më shumë Vuçiqit”, ka thënë Hysa në një intervistë.

Hyas, gjithashtu theksoi se Gjingjiqi është njëri ndër autorët e projekti të parë për ndarjen e Kosovës pas vitit 1999.

“Njerëzit nganjëherë harrojnë që Gjingjin është ai cii ka dashur të shkëpusë Kosovën, si një lloj gangrenë dhe është autor i projektit të parë për ndarjen e Kosovës pas ’99. Është po ashtu dikush i cili nuk është pajuar më Pavarësinë e Malit të Zi. Ka dashur në një formë ose tjetër të ruaj unionin me Malin e Zi, është Gjinjgini ai është strehuar në Mal të Zi kur ndiqej nga Millosheviqi. Kështu që është një personalitet që ka lënë gjurmë në shoqërinë serbe po është më kolorit se sa nganjëherë paraqitet nga njerëzit që kuptojnë nga distanca”, ka shtuar ai për Nacionalen.

“Ish-kryeministrit serb, Zoran Gjingjiq, i cili nuk ishte dashamirës i Kosovës, por ishte ndër të paktët liderë atje që nuk bashkëpunoi me Millosheviqin”.

Kjo është kundërpërgjigja e kryeministrit Albin Kurti, ndaj kritikëve për përkujtimin e Gjingjiqit në 20 vjetorin e vrasjes së tij. Politikanë të kohës së Gjingjiqit dhe profesor universitar kanë mendime të ndryshme për qëndrimin e Kurtit, për disa përkujtimi i një politikani që donte ndarjen e Kosovës është gabim, ndërsa të tjerë qëndrimin e Kurtit po e cilësojnë si strategji për të shfaqur presidentin Aleksandar Vuçiq si një politikan anti-demokrat.

“Gjingjiq s’ishte dashamirës i Kosovës, s’bashkëpunoi me Millosheviqin”

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika