Jeta Statovci zgjidhet kryetare e degës së partisë “Guxo” në Kryeqytet

Deputetja Jeta Statovci është zgjedhur kryetare e degës së partisë "Guxo" në Prishtinë. Këtë e ka bërë të ditur vetë kryetarja e sapozgjedhur, e cila ka thënë se ky projekt nuk do të ishte i mundur pa mbështjetjen e madhe që kjo parti ka marrë në zgjedhjet e fundit

Jeta Statovci, kryetare ne degës së paritsë "Guxo", në Prishtinë

Jeta Statovci është zgjedhur kryetare e degës së partisë “Guxo”, në Prishtinë, të mërkurën e 31 gushtit.

Këtë e ka bërë të ditur Statovci, përmes një postimi në Facebook, duke thënë se iu besua detyra e kryetares në kryeqendër.

“Sot Prishtina me mbi 273 delegatë, më besoi si Kryetare e degës së partisë Guxo në Kryeqytet”, ka shkruar Statovci.

Më tej, ajo ka shtuar se ky projekt nuk do të ishte i mundur pa mbështjetjen e madhe që kjo parti ka marrë në zgjedhjet e fundit.

“’GUXO’ nuk do të ishte projekt i mundur pa mbështetjen e parezervë që ju keni dhënë që nga 14 shkurti. Ky projekt politik ka premtuar zhvillimin e mëtutjeshëm, dhe ky premtim po realizohet me vullnetin tuaj, andaj të gjitha nderimet ju takojnë juve”, ka theksuar ajo.

Pamje nga zgjedhjet për kryetar të degës së listës “Guxo”, në Prishtinë, 31. 08. 2022

Ndër të tjera, ajo i ka falënderuar të gjithë për moshumbjen e shpresës se Kosova mund të ndryshojë.

“Ju faleminderoj të gjithë, jo vetëm për natën e sotme, javët e kaluara, por për gjithë anagazhimin, besimin dhe sidomos mos humbjen e shpresës se Kosova mund të ndryshojë”, ka vijuar Statovci.

“Ju jeni motori i ndryshimeve, ju jeni motivuesit e aktivitetit tonë politk, ju guxoni dhe Zoti ju bekoftë”, ishin fjalët e kryetares së sapo zgjedhur, deputetes Jeta Statovci.

Lista “Guxo”, e cila është themeluar me 5 nëntor të vitit 2020 nga presidentja e tanishme, Vjosa Osmani, është duke zgjedhur kryetarët e degëve të saj në qytetet e Kosovës.

Kjo nismë ka filluar në qytetin e Pejës, duke zgjedhur kryetare të degës, Donika Gërvallen, e cila në të njëjtën kohë është edhe ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika