KEK-u del me njoftim në lidhje me protestën e ish-punëtorëve të sigurimit fizik

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka lëshuar një komunikatë në lidhje me paralajmërimin për protestë nga ish punëtorët e sigurimit fizik. Komunikata jep sqarime të rëndësishme rreth iniciativës së Sindikatës së ish punëtorëve të sigurimit fizik dhe argumentit juridik që mbështet pozicionin e KEK-ut

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK sh.a.) ka dalë me një komunikatë në lidhje me protestën e ish-punëtorëve të sigurimit fizik.

“Fillimisht, duam të theksojmë se ky paralajmërim nuk është i lidhur me ndonjë organizim sindikal nga dy sindikatat aktive të KEK-ut, por është iniciativë e Sindikatës së ish-punëtorëve të sigurimit fizik, të cilët nuk kanë kontratë me korporatën që nga viti 2004”, thuhet në komunikatë.

Duke u nisur nga dokumentacioni i trashëguar në njoftim, thuhet se kanë “konstatuar se njësia ‘ish-Mbrojtja dhe Siguria’ ishte ndarë (shthurur) nga KEK-u para 19 viteve, në vitin 2004, sipas strategjisë në fuqi të miratuar nga Kuvendi i Kosovës. Prej asaj kohe, ky shërbim është kontraktuar nga kompanitë e licencuara të sigurimit fizik”.

Është e rëndësishme të përmendet se procesi i shthurjes së KEK-ut nisi që në vitin 2004/05, me ndarjen e njësive joqenësore, përfshirë edhe shërbimin e sigurisë fizike. Ky proces vazhdoi me ndarjen e operatorit të sistemit dhe transmisionit (KOSTT) në vitin 2006 dhe përfundoi me ndarjen e operatorit të shpërndarjes dhe furnizimit (KEDS/KESCO) në vitin 2013.

“Gjithashtu, në bazë të dokumentacionit që posedojmë, konstatuam se asnjë nga ish-punëtorët e kësaj ish-njësie të shthurur në vitin 2004, nuk ka kontratë pune me KEK sh.a. Në këto kushte, nga aspekti ligjor, punëtorët në fjalë nuk kanë asnjë mundësi të konsiderohen si punëtorë të KEK sh.a., pasi ata kanë kaluar te kompanitë private para se KEK sh.a. të regjistrohej si korporatë në vitin 2005”, vijon në njoftim.

Në lidhje me Ligjin për Shërbimet Private të Sigurisë (Nr. 04/L-004), ky ligj parasheh që shërbimet e sigurimit ofrohen vetëm nga “kompanitë private të sigurimit, të licencuara dhe të autorizuara në pajtim me këtë ligj dhe se shërbimet e sigurimit ushtrohen vetëm përmes punëtorëve të licencuar të sigurimit në pajtim me këtë Ligj”.

“Për më tepër, çdo punësim i ri i punëtorëve në KEK sh.a. duhet të bëhet në pajtim me Ligjin e Punës dhe aktet tjera nënligjore, si Udhëzimi i MPMS për krijimin e marrëdhënies së punës në sektorin publik për punësimet e reja”.

Ndër të tjera, aty thuhet se duke iu referuar të dhënave të paraqitura dhe bazuar në ligjet aktuale, “KEK sh.a. nuk ka asnjë mundësi ligjore për riorganizimin e këtij shërbimi brenda korporatës”.

“Me gjithë këto kufizime, menaxhmentet e KEK-ut kanë gjithmonë ndjekur situatën e krijuar nga shumë vite më parë dhe kanë vepruar me qëllim të mbrojtjes së sigurisë fizike të objekteve dhe pronës. Për të siguruar që ish-punëtorët e njësisë ‘Mbrojtja dhe Siguria’ të mos mbeten pa punë, KEK sh.a. ka caktuar paga mbi kushtet e tregut, sigurim shëndetësor dhe shujtë për ta.

Ne jemi të gatshëm të komunikojmë dhe të diskutojmë me të gjithë personat e interesuar dhe përfaqësuesit e sindikatës së ish-punëtorëve të sigurimit fizik për të gjetur zgjidhje të favorshme për të gjitha palët”, përfundon njoftimi nga ana e KEK-ut.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika