Kryediplomatja sllovene të hënën pritet ta vizitojë Kosovën

Kryediplomatja sllovene, Tanja Fajon, pritet ta vizitojë Kosovën, të hënën e 16 janarit, kështu kanë bërë të ditur mediat sllovene

Ilustrim

Kryediplomatja sllovene, Tanja Fajon, pritet ta vizitojë Kosovën, të hënën e 16 janarit.

Në njoftimin e zyrës së kryediplomates, thuhet se vizita e Fajon do të fillojë të premten në Bosnjë-Hercegovinë, ku do të takohet me homologen e saj Bisera Turkoviq,  e pastaj të dielën pritet të jetë për vizitë në Mal të Zi.

Vizitat e saj pritet t’i përfundojë të hënën në Kosovë, ku do të takohet me kryediplomaten kosovare, Donika Gërvalla- Sxhwars, me presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.

Qëllimi i vizitës së kryediplomates sllovene në Kosovë, siç njofton media sllovene siol.net, është rishikimi i përgjithshëm i zhvillimit të marrëdhënieve bilaterale mes dy vendeve dhe intensifikimi i depërtimit të kompanive sllovene në tregun kosovar.

Ndërkaq, bëhet e ditur se tema të rëndësishme të bisedimeve do të jenë edhe zhvillimet e brendshme politike në Kosovë, situata në rajon dhe progresi i Kosovës në kuadër të lidhjeve euroatlantike.

Ndryshe, Fajon ka deklaruar të premten e 13 janarit se integrimi i vendeve të Ballkanit Perëndimor është në krye të listës së prioriteteve të Bashkimit Evropian (BE) dhe se është përgjigje kyçe ndaj rritjes së ndikimi rus në këtë rajon.

Më 13 janar, në Sarajevë, Fajon ka diskutuar me ministren e Punëve të Jashtme të Bosnje e Hercegovinë (BeH), Bisera Turkoviq, për marrëdhëniet midis dy vendeve, ndikimin rus në Bosnje e Hercegovinë dhe reformat e nevojshme, me të cilat, përballen institucionet e këtij vendi në rrugën evropiane.

 

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika