Kurti për CNN: Nuk ia kemi frikën Serbisë, por duhet të kemi kujdes

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, në një intervistë për CNN, ka folur për luftën në Ukrainë, dhe ndikimin potencial që mund ta ketë edhe në Ballkan.

I pyetur nëse mund të ketë rrezik të ndonjë sulmi potencial të Serbisë në Kosovë, kryeministri Kurti u përgjigj duke thënë se duhet të tregohemi vigjilent.

“Nuk kemi frikë, ne kemi shtuar në 52% buxhetin për mbrojtjen tonë, por në të njëjtën kohë duhet të jemi të kujdesshëm”, ka deklaruar Kurti.

Po ashtu, Kryeministri i Kosovës, foli edhe për anshmërinë e Serbisë në drejtim të Rusisë, duke thënë se ajo nuk është aspak neutrale. Sipas tij, Serbia dëshiron paratë e Evropës, armët e Rusisë, investimet kineze dhe tolerancën amerikane.

Kreu qeveritar ritheksoi se intervenimi i NATO-s ndali gjenocidin serb, andaj sa më shpejtë që Kosova të anëtarësohet do të jetë më mirë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

“NATO intervenoi ta ndalë gjenocidin, dhe një pjesë e historisë së Kosovës është NATO, por në të njëjtën kohë, Kosova është pjesë e historisë së NATO-s. Ne duam të anëtarësohemi në NATO, dhe sa më shpejt aq më mirë”, tha ai.

Kurti, foli edhe për luftën në Ukrainë, duke thënë  se Ukraina ka nevojë për më shumë ndihmë, dhe se Kosova e ka shprehur admirim për lidershipin dhe Zelenskyy-n.

“Ukrainës i nevojitet më shumë ndihmë nga NATO. Ne prej fillimi i kemi mbështetur njerëzit e Ukrainës dhe luftën e saj për liri, dhe kemi shprehur solidaritetin me popullin e Ukrainës dhe për lidershipin e Presidentit Zelenskyy”, tha ai.

Sipas Kurtit, NATO-ja duhet të bëjë më shumë për t’i dalë në ndihmë Ukrainës.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika