Kurti për të shtënat në Ujman: Është duke u zhvilluar një hetim i plotë

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se sulmi i ndodhur të shtunën me armë zjarri ndaj Policisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit, është duke u hetuar

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në një konferencë për media

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se për sulmin e ndodhur të shtunën, ndaj policisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit në Zubin Potok tashmë ka nisur të zhvillohet një hetim i plotë.

“Fatmirësisht i shpëtuam viktimave dhe tani po zhvillohet një hetim i plotë”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Twitter.

Ndërsa, sipas tij tani rrugët janë pa barrikada, por “bandat kriminale” vazhdojnë të barrikadojnë veten kundër agjencive tona të zbatimit të ligjit dhe luftës kundër krimit të organizuar.

Po ashtu, në reagimin e tij ka bërë të ditur se njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) në Zubin Potok, vetëm të shtunën është qëlluar rreth dhjetë herë, derisa po bëheshin gati për një kontrollë rutinore me barkë në Liqenin e Ujmanit.

“Rreth 10 të shtëna janë qëlluar sot në drejtim të Policisë Kufitare që po hipte në një patrullë me varkë në liqenin e Ujmanit. Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në pjesën veriore të territorit tonë, vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës”, është shprehur Kurti.

Foto nga Liqeni i ujmanit në Zubin Potok

Gjithashtu, edhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka reaguar për sulmin e ndodhur të shtunën, ndaj policisë së Kosovës në Liqenin e Ujmanit në Zubin Potok.

Sipas tij, grupet ilegale serbe kanë shtënë drejt zyrtarëve policorë për t’i penguar ose për t’i vrarë ata.

Ndërkaq, Sveçla ka thënë se Policia e Kosovës do të mbetet e angazhuar të kryejë detyrën e tyre, dhe se për asnjë kush nuk do të tërhiqen nga e drejta e tyre pavarësisht çdo sulmi të organizuar.

Sulmin e kishte bërë të ditur Policia e Kosovës, duke thënë se njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) Zubin Potok, është sulmuar me armë në veri të Kosovës, përkatësisht prej 10 të shtënash të njëpasnjëshme në drejtim të tyre.

Por, asnjë pjesëtar i njësisë policore kufitare nuk ka pësuar lëndime nga sulmi në fjalë.

Po ashtu, ky nuk ishte i vetmi sulm ndaj Policisë së Kosovës.

Më 17 korrik, pesë zyrtarë të Policisë së Kosovës kishin mbetur të lënduar si pasojë e një sulmi nga një kamion, i cili dyshohej për kontrabandim mallrash.

Sulmohet me armë policia kufitare në veri

Sveçla: Gjuajtja me armë drejt zyrtarit policor është sulm ndaj institucionit kryesor të shtetit

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika