Kurti takon Sarrazin dhe Eignerin, diskutohet për procesin e dialogut

Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ishte i ftuar mbrëmë nga ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në rezidencë për një darkë pune, së bashku me emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin dhe përfaqësuesin special të Austrisë për Ballkanin Perëndimor Johannes Eigner

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar emisarin e Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor Manuel Sarrazin dhe përfaqësuesin special të Austrisë për Ballkan Perëndimor Johannes Eigner.

Siç ka njoftuar Qeveria, në këtë takim është diskutuar për procesin e dialogut e raportet në mes të Kosovës dhe Serbisë.

“U diskutua për zhvillimet e fundit në Kosovë dhe rajon, dhe për rëndësinë e bashkëpunimit rajonal. Temë diskutimi ishin po ashtu raportet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, zbatimi i Marrëveshjes Bazë të arritur në Bruksel dhe Aneksit të saj të dakorduar në Ohër si dhe rruga përpara, në prag të takimit të radhës në nivel kryenegociatorësh që do të zhvillohet sot në Bruksel”, thuhet në njoftim.

Kurti në këtë takim ka qenë i shoqëruar nga ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, dhe ushtruesja e detyrës e shefes së Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila. Takimi është ftuar nga ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Joern Rohde.

Gjithashtu, Sarrazin e Eigner të hënën janë pritur në një takim edhe nga presidentja e vendit, Vjosa Osmani.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika