Lewandowski synon golin e parë për Poloninë në finale të Kupës së Botës

Robert Lewandowski shënoi 16 gola për ta çuar Poloninë në Kupën e Botës 2018, plus nëntë të tjerë në kualifikimet për Kupën e Botës 2022 - por ende nuk ka shënuar një gol në një finale të Kupës së Botës

Robert Lewandowski





Robert Lewandowski është një nga golashënuesit më produktiv të futbollit, por ka ende një ëndërr të mbetur, e cila është të shënojë një gol në një finale të Kupës së Botës.

Sulmuesi 34-vjeçar i Barcelonës është kapiteni i Polonisë dhe golashënuesi rekord me 76 gola në 134 paraqitje, por ende nuk ka lënë gjurmë në skenën më të madhe të të gjithave.

Vendi i tij nuk arriti të kualifikohej në turnetë e 2010 dhe 2014 dhe arriti vetëm dy gola pasi përfundoi në fund të grupit të tyre në Rusi katër vjet më parë.

“Unë mendoj me siguri për Kupën e Botës së fundit”, ka thënë Lewandowski në një intervistë një orëshe me Guillem Balague për BBC.

“Të shënosh në një Botëror do të ishte një ëndërr e madhe dhe unë do të bëj gjithçka për këtë ëndërr. Shpresoj që në këtë Botëror të ndodhë”, ka thënë tutje ai.

Polonia doli e treta në Kupën e Botës në 1974 dhe 1982, por ose nuk ka arritur të kualifikohet ose nuk ka kaluar raundin e parë në çdo turne që nga arritja në 16 të fundit në 1986.

Ata janë në Grupin C dhe përballen me Meksikën më 22 nëntor, me Arabinë Saudite më 26 nëntor dhe me Argjentinën dy herë fituese më 30 nëntor, me Lewandowski që kënaqet duke u përballur me legjendën e Barcelonës Lionel Messi në ndeshjen e fundit në grup.

“Do të jem i lumtur të kem këtë mundësi për të luajtur kundër Argjentinës dhe Messit – ai e ndryshoi futbollin përgjithmonë”, ka shtuar Lewandowski.

“Jam i lumtur për gjithçka që kam arritur dhe këto kujtime për Kupën e Botës, kështu që tani është koha për të shijuar”, është shprehur ai.

Messi u largua nga Barcelona në verën e vitit 2021 dhe tani luan për Paris St-Germain, ndërsa Lewandowski u transferua te Barca këtë verë në një transferim prej 42 milionë funtesh nga Bayern Munich.





Analizat

Zebrafish, peshqit që zbulojnë sëmundjet njerëzore

Në një laborator në Suedi ata bëjnë të mundur transplantin e qelizave të kancerit e deri te testimi i ilaçeve të reja Zebrafish një peshk...

Mirë se vini në epokën e re të fuqisë globale...

Oqeanet kanë rëndësi edhe një herë në gjeopolitikë. Në Lindjen e Mesme, grupi rebel Houthi po kërcënon transportin në Detin e Kuq, duke ndërprerë...

Rënia e prodhimit të makinave po dëmton ekonominë gjermane

Gjermani ishte një vend me ekonominë me performancën më të mirë, por tani thuajse më të keqe të Eurozonës. Gjermania ka qenë një nga ekonomitë...

Stadiumet

Zebrafish, peshqit që zbulojnë sëmundjet njerëzore

Në një laborator në Suedi ata bëjnë të mundur transplantin e qelizave të kancerit e deri te testimi i ilaçeve të reja Zebrafish një peshk...

Mirë se vini në epokën e re të fuqisë globale...

Oqeanet kanë rëndësi edhe një herë në gjeopolitikë. Në Lindjen e Mesme, grupi rebel Houthi po kërcënon transportin në Detin e Kuq, duke ndërprerë...

Mediumi amerikan shkruan për “fshatin 8500-vjeçar të zbuluar nën liqenin...

Shkencëtarët kanë gjetur ndoshta një nga komunitetet më të hershme në Evropë të strehuar pas një fortese nën një nga liqenet më të vjetra...

Të fundit nga rubrika