Mali i Zi i vë sanksione Rusisë

Dritan Abazoviq, zëvendëskryeministër i Malit të Zi

Të premten, Qeveria e Malit të Zi miratoi një paketë sanksionesh kundër Federatës Ruse, për shkak të agresionit në Ukrainë.

‘’Sapo është miratuar një paketë masash kufizuese kundër Rusisë! Faleminderit të gjithë ministrave për bashkëpunim!’’, shkroi në rrjetin Twitter, Zëvendëskryeministri i Malit të Zi, Dritan Abazoviq, i cili drejtoi mbledhjen e qeverisë në mungesë të kryeministrit Zdravko Krivokapiç, i cili ndodhet në një forum ekonomik në Greqi.

Sipas informacioneve jozyrtare nga qeveria, të gjithe ministrat e pranishëm ishin për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë, përveç ministrit të Bujqësisë, Aleksandar Stijoviç, i cili abstenoi.

Ambasadorja amerikane në Malin e Zi, Judy Rising Reinke, përgëzoi qeverinë malazeze.

‘’Bravo! E rëndësishme të shohësh që vendi aleat, Mali i Zi u është bashkuar sanksioneve të Bashkimit Evropian, të cilat janë vendosur për të zvogëluar aftësitë e Rusisë që të financojë luftën e saj çnjerëzore, të padrejtë dhe të paprovokuar ndaj popullsisë së Ukrainës’’, shkroi ajo në rrjetet sociale.

Miratimi i vendimit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë nuk ishte në rendin e ditës së mbledhjes së sotme të Qeverisë, por zoti Abazoviq, duke përdorur rregulloren e punës, kërkoi ndryshimin e rendit të ditës, me çka u mundësua votimi i masave.

Komisioni për Sistemin Politik të Qeverisë, i kryesuar nga zoti Abazoviq, më 15 mars propozoi njëzëri një paketë sanksionesh kundër Rusisë, në pajtim me paketën e sanksioneve të Bashkimit Evropian.

Por më 17 mars, mbledhja e qeverisë së Malit të Zi u ndërpre për shkak të mosmarrëveshjeve mbi procedurën e miratimit të vendimit për vendosjen e sanksioneve ndaj Rusisë.

Lufta në Ukrainë i ka ndarë në dy grupe akterët politikë në Mal të Zi.

Derisa pjesa më e madhe e zyrtarëve malazezë i mbështesin të gjitha veprimet e BE-së lidhur me luftën në Ukrainë, partitë pro-serbe dhe pro-ruse si dhe Kisha Ortodokse Serbe në Mal të Zi, nxisin një mbështetje të hapur për Rusinë dhe presidentin e saj, Vladimir Putin.

Shija e redaktorit

Spanja kampione e Evropës për herë të katërt

Ka mbaruar super ndeshja mes Spanjës dhe Anglisë në kuadër të finales së Kampionatit Evropian 2024. Pas një loje fantastike, Spanja ka përmbyllur ndeshjen me...

Spanja në finale, mposht Francën

Kombëtarja e Spanjës ka arritur kualifikimin në finale të Euro 2024, pasi mposhti me rezultat 2:1 kombëtaren e Francës në gjysmëfinale. Në pjesën e dytë...

Ballkani triumfon në ndeshjen e parë kualifikuese në Ligën e...

Ballkani ka fituar 2-1 ndaj Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që...

Të fundit nga rubrika