“Maratona” e Kuvendit dështon edhe në përpjekjen e 39-të

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur sot në sallën plenare në një tjetër përpjekje për të përmbyllur procesin e konstituimit të këtij institucioni, më shumë se katër muaj pas mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit. Seanca e sotme është vazhdim i seancës së 38-të që kishte nisur të premten dhe është hera e 39-të që Kuvendi tenton të funksionalizohet që nga 15 prilli.

Për të 39-tën herë me radhë, deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk kanë arritur të përmbyllin procesin e konstituimit të legjislaturës së re, duke thelluar më tej krizën politike që ka përfshirë vendin pas zgjedhjeve të 9 shkurtit.

Në sallë kanë qenë 95 deputetë.

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Vlora Çitaku e ka akuzuar drejtuesin e seancës, Avni Dehari për abuzim me detyrën që ka, pasi ai i ka ftuar partitë që të propozojnë nga një anëtar për komisionin për votim të fshehtë.

Hymete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e ka lutur Deharin që t’i kthehet rendit të ditës me votim të hapur. Për të dyja këto parti, dhe parti tjera më të vogla, ndryshimi i mënyrës së votimit nga i hapur në të fshehtë është jokushtetues.

Kjo ishte hera e 39-të që ata u mblodhën në sallën e Kuvendit prej 15 prillit, ndonëse të dielën vetëm e vazhduan seancën e 38-të të së premtes, në të cilën nuk kanë votuar.

Ata ishin pajtuar për të mos votuar, me shpresën se takimi i së shtunës mes krerëve të partive politike do të prodhonte ndonjë rezultat.

Nuk ka ndodhur ashtu. Përfaqësuesit e partive politike janë mbledhur më 28 qershor dhe kanë diskutuar mbi dy orë, dhe në fund kanë vazhduar ta fajësojnë njëri-tjetrin për situatën aktuale.

Haxhiu për votimin e fshehtë: Vazhdon aty ku ka mbet

Kandidatja për kryekuvendare nga radhët e LVV-së, Albulena Haxhiu ka deklaruar se seanca e 39-të për konstituim të Kuvendit do vazhdoj aty ku ka mbetur.

Këtë deklarim ajo e bëri teksa u pyet nese do vazhdohet me tentimin për votim të fshehtë.

“Natyrisht, aty ku ka mbet”- u shpreh ajo teksa po futej në sallën e Kuvendit.

Çitaku: Kurti në takim na kërkoi t’i nënshtrohemi vullnetit të tij

Deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Vlora Çitaku, para nisjes së seancës ka shkruar në Facebook se sipas logjikës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, mjafton një takim që nënshtrimi dhe diktati të maskohen si kompromis.

Në takimin me liderët politikë, Çitaku ka shkruar se Kurti nuk ofroi as marrëveshje, as kompromis.

“Nuk ofroi as reflektim, as zgjidhje. Na kërkoi vetëm një gjë: t’i nënshtrohemi vullnetit të tij. Pa kushte. Pa debat. Pa demokraci”, ka thënë ajo.

Xhaferi: Marrëveshja politike është e domosdoshme për të dalë nga ngërçi

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Krenar Xhaferi, ka folur para fillimit të seancës së sotme të Kuvendit, duke e cilësuar atë si jashtëzakonisht të rëndësishme, pasi është e para pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese.

“Mendoj që fituesi kur nuk është në gjendje të zgjidhë një ngërç parlamentar, nuk është në gjendje me qeverisë vendin, kjo nuk bën pa marrëveshje politike, e marrëveshja politike bëhet me pjekuri politike e jo me inate. Nuk obligon siç thotë Kurti që të vijë çdo 48 orë në seancë, obligim është marrëveshja politike për të dalë nga kjo situatë. Sot seanca është jashtëzakonisht e rëndësishme, sepse është seanca e parë pas aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese”, ka thënë Xhaferi.


Berisha i ashpër me Kurtin: Po qet kushte, e po tregon kryeneçësi

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës [AAK], Beke Berisha, ka kritikuar ashpër bllokimin institucional dhe qasjen e Qeverisë në raport me zhvillimet politike në vend, duke kërkuar veprim konkret dhe komunikim të drejtpërdrejtë me qytetarët.

Në një deklaratë publike, Berisha tha se situata aktuale kërkon qasje të re dhe guxim për të tejkaluar krizën.Berisha akuzoi përfaqësues të mazhorancës për veprime jo transparente dhe mungesë vullneti për zgjidhje.

“Ndoshta duhet të dalim e të prishim disa rregulla dhe t’u dalim në ndihmë këtyre njerëzve. Nëse është rregull të mos flitet në seancë të Kuvendit, duhet ta thyejmë atë dhe të flasim para tyre, të ulemi në një tavolinë dhe të kuptohemi me sytë e popullit.
Po dalin, po gënjejnë dhe po zhvillojnë takime të fshehta. Nuk ka qëllim askush të dalë nga ngërçi. E më së shumti ata që e kanë përgjegjësinë, sidomos Albin Kurti, ende vendos kushte dhe tregon kryeneçësi”, deklaroi Berisha.

izmaku: Takimi i Kurtit me partitë politike ka shpërfaqur nevojën për komunikim më të madh

Deputetja e Nismës Socialdemokrate, Xhevahire Izmaku, ka thënë se përgjegjësinë për zgjidhjen e situatës aktuale e ka partia fituese e zgjedhjeve, Lëvizja Vetëvendosje.

Ajo ka deklaruar se takimi i djeshëm ka shfaq nevojën për komunikim më të madh politik mes partive.

Sipas saj, po ashtu takimi i Kurtit me partitë politike ka shpërfaqur edhe hipokrizi.

“Ka subjekte politike që na ka linçuar. Të besojmë që takimet do të prodhojnë diçka tjetër sepse ka qenë vetëm takimi i parë. Kur partia e parë nuk e ka shumicën, atëherë vjen në pyetje konsensusi”, ka thënë ajo.

Ndryshe, sot eshte tentativa e 39=te per konsistuimin e Kuvendit te Kosoves.

Vazhdimi i radhës vjen pas takimit të së shtunës të liderëve të partive të përfaqësuara në Kuvend, i cili takim nuk prodhoi asgjë konkrete sa i përket arritjes së një marrëveshjeje të mundshme për daljen e vendit nga ngërçi i krijuar politik për shkak se Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa nuk i kanë votat për Albulena Haxhiun kryetare e Kuvendit.

Lëvizja Vetëvendosje, Guxo e Alternativa akuzuan Partinë Demokratike të Kosovës dhe Lidhjen Demokratike të Kosovës se po keqinterpretojnë aktgjykimin e fundit të Kushtetueses mbi konstituimin e Kuvendit, duke këmbëngulur në formimin e komisionit për mbikëqyrjen e procesit të fshehtë të votimit.

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës Memli Krasniqi ka thënë se do të ketë shkelje kushtetuese nëse do të shkohet sërish me formatin e deritanishëm të seancës për propozimin dhe hedhjen në votim të komisionit për votim të fshehtë.

Ndërsa kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku ka thënë se mos respektimi i aktvendimit të Kushtetueses mbi daljen e vendit nga kriza politike është hapi i parë i përmbytjes së rendit kushtetues dhe se fajtor për këtë është Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje.

Kryetari i kësaj të fundit tha se PDK-ja dhe LDK-ja e kanë “keqlexuar” aktgjykimin e Kushtetueses dhe nëse nuk votohet Albulena Haxhiu për kryetare të Kuvendit me votim të fshehtë ajo do të tërhiqet nga kandidatura.

Kushtetuesja ditën e enjte ka sjellë aktvendim sipas të cilit legjislatura e nëntë ka një muaj afat për konstituim – zgjedhjen e kryetarit dhe nënkryetarëve. 

Shija e redaktorit

Klinika e Onkologjisë dhe Emergjenca e QKUK-së përfitojnë donacion pajisjesh...

Klinika e Onkologjisë dhe shërbimi i Emergjencës në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës kanë pranuar një donacion të ri pajisjesh mjekësore nga organizata joqeveritare...

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Të fundit nga rubrika