Maskota e Kupës së Botës 2022: Historia e tij dhe çfarë përfaqëson

Nga Kupa e Botës Willie në vitin 1966 në Zabivaka deri në Rusi në vitin 2018, çdo turne i Kupës së Botës ka pasur një maskotë zyrtare. Por, cila është maskota zyrtare për Kupën e Botës Katar 2022 dhe çfarë përfaqëson ajo

Foto ilustrim





fillimin e Kupës së Botës në Katar 2022 të dielën, më 20 nëntor 2022, shumë sy do të jenë në një nga fytyrat e turneut, e cila është maskota zyrtare e titulluar “La’eeb”.

Turneu i parë i zhvilluar në këtë kohë të vitit ka si maskotë La’eeb-in , i cili iu prezantua botës më 1 Prill të vitit 2022, në kohën e shortit të fazës së grupeve të turneut.

Maskota e Katarit është një futbollist super i aftë i quajtur La’eeb , në formën e një kokeje tradicionale keffiyeh, që e vendosin në kokë si shami arabët, por me vetulla, sy dhe gojë, dhe një personalitet të gjallë e të shkëlqyeshëm.

Maskpta zyrtare e Kupës së Botës 2022

Si duket La’eeb, cila është historia e saj dhe çfarë simbolizon?

La’eeb  simulon figurën e një çallmë të bardhë, të buzëqeshur, që luan futboll. Kuptimi i tij është ‘lojtar i aftë’ dhe është i frymëzuar nga kultura dhe zakonet e Katarit.

Është interesante se topi me të cilin  shfaqet La’eeb  nuk është Al Rihla – udhëtimi – që është topi zyrtar i FIFA-s për turneun.

“La’eeb vjen nga metaversi i maskotave, një univers paralel që nuk mund të përshkruhet me fjalë dhe gjithkush mund ta imagjinojë ashtu siç dëshiron. La’eeb  inkurajon të gjithë të besojnë në veten e tyre”, ka thënë FIFA në fillimin e saj në prill, raporton Marca.

Qëllimi i organit drejtues të futbollit me maskotën është të tërheqë audiencën e të gjitha moshave.

Maskota zyrtare e Kupës së Botës 2022

Kënga zyrtare e Katarit 2022

Kënga e parë u publikua në prill dhe quhet ‘Hayya Hayya’, që do të thotë ‘Më mirë së bashku’.

Është realizuar nga  Cardona, Davido  dhe  Aisha , ndërsa në video shfaqen imazhe të  Zinedine Zidane, Cafu, Edinson Cavani, Cristiano Ronaldo  dhe yje të tjerë të futbollit.

“Duke bashkuar zëra nga Amerika, Afrika dhe Lindja e Mesme, kjo këngë simbolizon sesi muzika dhe futbolli mund të bashkojnë botën”, tha shefi komercial i FIFA-s, Kay Madati.





Analizat

Ndeshja e parë në Kupën e Botës: Ekuadori kërkon të...

Debutuesit e Kupës së Botës, Katari dhe kombi me kualifikimet më të ulëta të Amerikës së Jugut, Ekuadori, të dy e dinë se hapja...

Katari – mundësi e “rilindjes” për 10-shin e Barcelonës

Debutoi me Barcelonën në moshën 16-të vjeçare. Në të njëjtën moshë shënoi gol e theu shumë rekorde. Por, për shkak të lëndimeve, Ansu Fati...

Klubet evropiane dominojnë skuadrat në Kupën e Botës 2022

Nga 830 futbollistë në Kupën e Botës në Katar, 73 për qind e tyre luajnë me klubet evropiane, ka gjetur një analizë e listave...

Stadiumet

Stadiumi Ahmad bin Ali

Karakteristika më e habitshme e stadiumit është një fasadë e ndezur, e përbërë nga modele që karakterizojnë aspekte të ndryshme të vendit: rëndësinë e...

Stadiumi Al Bayt

Stadiumi e ka marrë emrin nga 'bajt al sha'ar' – të cilat ishin tenda të përdorura historikisht nga popujt nomadë në Katar dhe në...

Stadiumi Al Janoub

Dizajni është frymëzuar nga velat e varkave tradicionale Dhow, në nder të së kaluarës detare të Al Wakrah. Një sistem inovativ ftohjeje dhe çati e...

Të fundit nga rubrika