Mbahet për herë të parë në Kosovë tryeza rajonale për partneritetet publiko-private

Për herë të parë në Kosovë është mbajtur tryeza rajonale për partneritetet publiko-private, ku është diskutuar ndërmjet politikëbërësve, përfaqësuesve të institucioneve financiare dhe ekspertëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Turqia

Foto nga Ministria e Financave, 26 prill 2024.

Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, në bashkëpunim me SIGMA-n, ka organizuar tryezën e parë rajonale me temë për avancimin e partneriteteve publiko-private.

Siç ka njoftuar ministria në fjalë, kjo tryezë shërbeu si platformë e diskutimeve ndërmjet politikëbërësve, përfaqësuesve të institucioneve financiare dhe ekspertëve nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Turqia.

“Pjesë e kësaj tryeze ishin Zv. Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve Avni Zogiani, Drejtori i Departamentit Qendror të PPP Arton Ahmeti, Drejtori i Planifikimit në Departamentin e Koncesioneve në ATRAKO- Shqipëri Besart Buza, Asistent Drejtori në Agjencinë e Investimeve në Malin e Zi Andrej Lakic, Drejtori i Qendrës së PPP në Stamboll Dr. Eyüp Vural Aydin, si dhe ekspertët nga SIGMA”, thuhet në njoftim.

Përgjatë dy ditëve të konferencës, përfaqësuesit e shteteve të pranishme kanë ndarë eksperiencat, sfidat dhe rekomandimet e tyre për zbatimin efektiv të modelit të PPP në rajon.

Gjithashtu, pjesëmarrësit diskutuan sektorët më të përshtatshëm për zbatimin e projekteve të llojit PPP dhe hartuan disa rekomandime për zhvillimin e këtyre projekteve në të ardhmen.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika