Michel për Samitin: Ditë historike, vendet e BE-së dhe ato ballkanike kanë marrë angazhime konkrete

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, e ka përcaktuar Samitin e Tiranës mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, si një mbledhje, e cila ka shkruar historinë dhe prej së cilës, në të njëjtën tryezë, vendet e BE-së dhe ato ballkanike, kanë marrë angazhime konkrete. Teksa, ka folur edhe për ndikimin e luftës Ukrainë- Rusi dhe ka shtuar se çështja e emigracionit vazhdon të mbetet problem edhe pse ka progres

Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel





Presidenti i Këshillit të Evropës, Charles Michel, e ka përcaktuar Samitin e Tiranës mes vendeve të Bashkimit Evropian dhe Ballkanit Perëndimor, si një mbledhje e cila ka shkruar historinë, dhe prej së cilës, në të njëjtën tryezë, vendet e BE-së dhe ato ballkanike kanë marrë angazhime konkrete.

Sipas Presidentit të Këshillit Europian, Michel, mbledhja e sotme mban hapa shtesë të rëndësishëm në rrugën e integrimit.

“Ne shkruajmë historinë sepse për herë të parë kjo mbledhje u organizua në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Për herë të parë liderët e BE dhe Ballkani Perëndimor janë në të njëjtën tryezë. Kjo mbledhje është deklarata që shoqërojnë punimet tuaja. Është e rëndësishme sepse përmban hapa shtesë në rrugën e integrimit. Kam pak emocion që jam në këtë tribunë në Tiranë”, ka thënë ai.

Ai ka folur lidhur me mundësinë e aplikimit të Kosovës për të marrur statusin e vendit kandidat për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Në konferencën që është mbajtur pas samitit BE-Ballkani Perëndimor, ai ka theksuar se Këshilli Evropian do ta trajtojë këtë temë.

“Unë konfirmoj se ky informacion u shpall nga presidenca e Kosovës. Këshilli Evropian do ta trajtojë këtë temë, të shohim se çfarë vijimi do t’i jepet kësaj iniciative”, është shprehur Michel.

Ndër tjera, ai ka folur edhe për përshpejtimin e procesit integrues të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE.

“Kohët e fundit e kemi kuptuar që duhet përshpejtuar procesin e integrimit të Ballkanit perëndimor, dhe është e vërtetë që lufta e filluar nga Rusia e përforcoi këtë bindje, se kishte një dimension gjeopolitik urgjent që duhej marr parasysh. Shpresoj që ky proces të jetë sa më i shpejtë dhe procesi i integirmit të Ballkanit Perëndimor të përfundojë me sukses”, ka theksuar Michel.

Teksa ka thënë se e gjithë kjo, për një të ardhme më të sigurt dhe më të begatë të fëmijëve në kontinentin e vjetër.

Detyrat që duhet realizuar, sipas Michel, janë disa, fillimisht përmendi një angazhim konkret për uljen e tarifave roaming, me një projeksion të zerimit të tyre deri në vitin 2027, është nënshkruar.

“Kjo do të bëjë të mundur një lehtësi shumë të madhe për turizmin e ndërsjellët dhe do të hapë rrugë të reja mes vendeve”, ka thënë ai.

Teksa ka theskuar se u diskutua edhe për agresionin rus në Ukrainë, që sipas tij, kurrsesi nuk mund të qëndronte jashtë diskutimeve, me gjithë sfidat që paraqiten për Evropën dhe rajonin.

Teksa, ka shtuar se lufta mes Rusisë dhe Ukrainës ka pasur pasoja të rënda në fushën e energjisë dhe furnizimint me ushqim.

Tutje, Michel ka thënë se e ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurt me Ballkanin perëndimor në Evropë.

“E ardhmja e fëmijëve tanë do të jetë më e sigurt me Ballkanin perëndimor në Evropë. Progrese konkrete janë realizuar për të përballuar bashkë pasojat e sulmit të Rusisë ndaj Ukrainës. Kjo luftë ka pasur pasoja të rënda në fushën e energjisë, furnizimit me ushqim”, u shpreh ai.

Mbi këtë dhe impaktin e madh ekonomik, Michel ka siguruar sërish se do të ketë mobilizim të BE-së karshi Ballkanit, për të luftuar të gjitha pasojat e sjella nga ky sulm.

“Migrimi është një temë shumë e vështirë për t’u trajtuar”, theksoi ai.

Duke folur për çështjen e emigracionit, ai tha se kjo është një temë sfiduese, por shtoi se është bërë progres.

“Kjo është një temë sfiduese dhe ne përballemi me vështirësi dhe me rritjen e shifrave. Ky bashkëpunim me BP është thelbësor. Patëm mundësi që të shënonim një lloj progresi për të harmonizuar politikën e vizave. Do të duhet të bëjmë progres të mëtejeshme për të normalizuar më tej këtë situatë”, tha Michel në konferencën e drejtpërdrejtë.

Ndër këto pika, linjëzimi i vizave, është ai që mbart rëndësinë më të madhe.

Sipas presidentit të KiE-së, pavarësisht përballjes me vështirësi, progres i mirë është bërë për politikat e vizave. Mandej, vendime të tjera mbi çështjen, të cilat do të vendosen në tryeza të ardhme, do të merren.

Në fund të takimeve, duke falënderuar mikpritësin, kryeministrin shqiptar, Edi Rama, por edhe gjithë partnerët e Ballkanit Perëndimor, me shumë besim për gjeneratën e sotme evropiane, për t’u përballur me vështirësitë ekonomike dhe digjitale, Michel e mbylli fjalën e tij me lëvdata për Shqipërinë.

I pyetur nga mediat shqiptare se përse u zgjodh Tirana, Michel theksoi se ishte vendi i duhur, ndërsa përgëzoi kryeministrin Rama dhe qeverinë shqiptare për organizimin e një eventi kaq madhështor në një kohë kaq të shkurtër.

“Sepse para disa javësh u propozua të bëhej ky Samit këtu, dhe përpara se ta vendosim, Tirana dukej si vendi i duhur. Ju falënderoj ju kryeministër, se ishte shumë mbresëlënëse, në kaq pak kohë ju bëtë një gjë kaqa të madhe. Jo vetëm që ishte e mirë për Shqipërinë, por kemi një sinjal të qartë që ne u përçojmë qytetarëve të Ballkanit perëndimor, ne jemi të bindur se e ardhmja jonë është e përbashkët”, ka theksuar ai.

Ndërkohë që Von der Leyen theksoi se Shqipëria ka marrë 85 milionë euro mbështetje të drejtpërdrejtë për energjinë, si dhe po financohen disa projekte, mes tre parku i madh fotovoltaik.

 





Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika