Ministri Peci takohet me homologun bullgar, zyrtarizojnë bashkëpunimin përmes një marrëveshje ndërshtetrore

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci është takuar me homologun bullgar, Yavor Gechev. Në këtë takim është diskutuar rreth politikave të përbashkëta për sigurinë ushqimore dhe nevojën për thellim të bashkëpunimit

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci takohet me homologun bullgar, Yavor Gechev

Ministri i Bujqësisë, Faton Peci ka njoftuar se me ftesë të homologut bullgar, Yavor Gechev, është duke marrë pjesë në takimin e lartë rajonal me temën “Takimi Ballkanik mbi Sfidat Rajonale të Sigurisë Ushqimore në kohë krize”.

Minsitri Peci ka thënë se me ministrin Gechev kanë diskutuar rreth politikave të përbashkëta për sigurinë ushqimore dhe nevojën për thellim të bashkëpunimit.

“Me Ministrin Gechev diskutuam rreth politikave të përbashkëta për sigurinë ushqimore dhe nevojën për thellim të bashkëpunimit si me vendet e rajonit ashtu edhe me Bullgarinë konkretisht për përpjekje të përbashkëta për të vendosur ekuilibrin e duhur midis sigurisë ushqimore dhe objektivave mjedisore dhe klimatike”, ka shkruar ministri Peci.

Pamje nga takimi

Ministri i Bujqësisë ka theksuar se pas këtij takimi janë pajtuar që ta zyrtarizojnë bashkëpunimin edhe përmes një marrëveshje ndërshtetrore e cila do të pasojë në të ardhmen.

Tutje njoftohet se ministri Peci e ka ftuar ministrin Gechev ta vizitoj Kosovën.

“Përpos prioritizimit të prodhimeve vendore të shportës sonë ditore, për ta pasuruar atë edhe më shumë, le të përkujdesemi që produktet që zgjedhim të jenë të vendeve mike”, ka potencuar ministri i Bujqësisë, Faton Peci.

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika