MSH bën thirrje për vaksinim kundër COVID-19

Sipas një studimi, mosvaksinimi kundër Coronavirusit shkakton rrezikun e komplikimeve në zemër, pas infeksionit me Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë e Republikës së Kosovës, përmes një postimi në rrjetin social ‘Facebook‘, u ka bërë thirrje qytetarëve që të vaksinohen kundër Coronavirusit, në mënyrë që të mbrohen nga komplikimet.

Sipas një studimi nga Qendra për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC-SHBA), është konstatuar se, rreziku i komplikimeve të zemrës ishte më i lartë pas marrjes së infeksionit COVID-19, sesa pas marrjes së një ose më shumë dozave të vaksinave mRNA COVID-19 (Pfizer-BioNTech ose Moderna).

”Një studim i Qendrës për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC-SHBA) ka gjetur se, rreziku i komplikimeve të zemrës, si miokarditi (inflamacion i muskujve të zemrës), ishte më i lartë pas marrjes së infeksionit COVID-19, sesa pas marrjes së një ose më shumë dozave të vaksinave mRNA COVID-19 (Pfizer-BioNTech ose Moderna), te të dy gjinitë dhe te të gjitha moshat”

”Studimi ka gjetur se të rinjtë e moshës 12 – 17 vjeçe ishin dy deri gjashtë herë më shumë të rrezikuar për komplikime në zemër pas infeksionit me Covid -19 sesa pas vaksinimit, kurse personat e moshës 18 – 29 vjeç ishin shtatë deri tetë herë më të rrezikuar nga komplikimet në zemër pas infeksionit me COVID – 19, sesa pas marrjes së vaksinës kundër COVID – 19. Vaksinat ndihmojnë në mbrojtjen kundër COVID-19 dhe komplikimeve”, thuhet postimin e MSH-së.

Tutje, thuhet se në Kosovë, të gjithë personat e moshës 12 vjeç e më lart duhet të vaksinohen kundër coronavirusit dhe të kujdesen që ta kompletojnë vaksinimin, sepse “me kalimin e kohës bie imuniteti i fituar nga dozat paraprake të vaksinimit”.

Sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, që nga fillimi i procesit të vaksinimit, gjithsej, janë administruar 1 milionë 824 mijë e 555 doza të vaksinës. Deri më sot, 821 mijë e 432 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. Po ashtu, janë dhënë 100 mijë e 902 doza përforcuese dhe doza të treta të vaksinës kundër COVID-19.

Shija e redaktorit

“Ëndrra vazhdon…”, Peja nderon Arlind Gjikollin – Gjikla, artistin dhe...

“Ëndrra vazhdon…”, kështu u tha sot në qytetin e Pejës në dyvjetorin e vdekjes së ish-drejtorit menaxhues të Telegrafit, artistit Arlind Gjikolli – Gjikla,...

S’ka shpërthim në Mitrovicë, Policia: Ka pasur hedhje të fishekzjarreve...

Para disa minutash një shpërthim i zhurmshëm u dëgjua në Mitrovicë. Shpërthimi erdhi si pasojë e hedhjes së mjeteve piroteknike në jug të qytetit....

FSK aktivizohet për ruajtjen e infrastrukturës kritike në vend

Kryeministri Albin Kurti ka bërë të ditur se një nga vendim e mbledhjes së Këshillit të Sigurisë së Kosovës që është mbajtur në orët...

Të fundit nga rubrika