“Mund të pasqyrojë një Kosovë të vogël serbe brenda territorit tonë”, Haziri komenton Asociacionin

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, shprehet me shqetësim në lidhje me draft-statutin të Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Sipas tij, ky Asociacion po shpie në krijimin e një pushteti të tretë në vend

Lutfi Haziri, nënkryetar i LDK-së

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka thënë se njëlloj konfederate po kërcënon të krijohet dhe se Kosova e shtyn kështu njohjen nga Serbia edhe më shumë në kohë.

Duke komentuar draft-statutin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe, Haziri ka thënë se po krijohet pushteti i tretë në vend.

“Ne atëherë kemi paralajmëruar shqetësimin tonë sepse është degraduar nga një marrëveshje obligativisht ligjore me njohjen në qendër, si një qëllim kryesor në një marrëveshje të përkohshme, ku njohja e Kosovës nga Serbia shtyhet. Ky dokument nuk ka dalë jashtë asaj kornizës. Në vete parasheh mënyrën specifike dhe detyrat, kompetencat, të veçantë të katër komunave në veri.

Më së paku, mund të flasim për ndarje të brendshme, ne dhe ata, në një Kosovë në parime të njëjta të multietnicitetit, të territorit, të sovranitetit. Në fakt, po krijohet pushteti i tretë në këtë rrafsh si lexim i parë. Si lexim në implementim kur të bëhet akti i kryer, janë disa çështje që Kosovës mund t’ia pasqyrojë një Kosovë të vogël serbe brenda territorit tonë. Si do ta quajnë të tjerët, mund të vërehet njëlloj konfederate”, ka thënë Haziri.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika