Në 23-vjetorin e masakrës së Rezallës/ Kurti kërkon drejtësi për viktimat e gjenocidit

Në 23 vjetorin e Masakrës së Rezallës së Skenderajt, kyreminstri i Kosovës, Albin Kurti kujtoi të rënët e kësaj masakre, duke thënë se gjenocidi i Serbisë njihet botërisht.

Ai ka thënë se për këtë, drejtësia vendore dhe ndërkombëtare duhet që të veprojnë pa vonesë, në mënyrë që përgjegjësit, urdhërdhënësit dhe ekzekutorët e masakrës së Rezallës të gjykohen dhe të dënohen.

Në këto homazhe, Kurti ishte së bashku me Ministrin e Mbrojtjes, Armend Mehaj dhe Komandantin e Forcave të Sigurisë së Kosovës (FSK), gjenerallejtënant Bashkim Jashari.

Kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti

“Vendosëm lule të freskëta këtu te lapidari dhe varrezat e këtyre martirëve të kombit, të cilët u pushkatuan mizorisht, vetëm për shkak se ishin shqiptarë dhe dëshironin të jetonin të lirë në trojet e tyre stërgjyshore”.

“98 burra dhe djem u grumbulluan dhe u ekzekutuan nga forcat serbe, vetëm 3 që kanë shpëtuar, kjo u ka ndodhur rastësisht. Qëllimi ka qenë që të mos e lënë asnjë të gjallë, andaj kjo masakër është dëshmi e gjenocidit të Serbisë në Kosovë”, deklaroi Kurti.

Gjithashtu, kryeminstri Kurti duke diskutuar për rivarrimin në muajin tetor të vitit 2021, të eshtrave të 9 viktimave të Rezallës, shtoi se me ekzekutim mizor e barbar, forcat serbe ua vodhën jetën e pastaj ua vodhën edhe kufomat.

Më 30 shtator të vitit 2021, ishin kthyer në Kosovë eshtrat e zhvarrosura në Kizhevak, Serbi, që sipas raporteve të identifikimit, u përkisnin shtatë identifikimeve të reja nga masakra e Rezallës, si dhe dy ribashkimeve me eshtrat e zhvarrosura vite më parë nga varreza masive në Rudnicë të Rashkës, në Serbi.

Mbetje mortore të masakrës së Rezallës të kthyera nga Serbia

Në këtë ditë ushtria dhe policia serbe ekzekutuan 98 shqiptarë, banorë të Rezallës dhe fshatrave përreth, nga të cilët 44 ishin munduar t’i zhduknin.

Një pjesë e trupave ishin gjetur në Rudnicë të Rashkës.

Më 5 prill të vitit 1999 serbët rrethuan shtëpitë e fshatit Rezallë, ku edhe pushkatuan, pothuajse, të gjithë burrat dhe djemtë e rinj. Kjo masakër konsiderohet si njëra ndër masakrat më mizore gjatë luftës në Kosovë, ku vetëm tre persona arritën të shpëtonin të gjallë.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika