Niset anija e parë për eksportin e grurit që nga fillimi i luftës

Të hënën e 1 gushtit është nisur anija e parë me grurë nga porti ukrainas i Odesës. Anija do të inspektohet në Stamboll përpara se të vazhdojë për në Tripoli të Libanit

Ministria turke e mbrojtjes ka informuar se një anije e ngarkuar me grurë është larguar nga porti ukrainas i Odesës për herë të parë që nga fillimi i luftës.

“Anija e parë me grurë që nga agresioni rus është larguar nga porti”, ka shkruar ministri ukrainas i infrastrukturës, Oleksandr Kubrakov, në Twitter.

Rusia dhe Ukraina muajin e kaluar kanë nënshkruar një marrëveshje për t’i rihapur portet e Detit të Zi, që të fillonte eksporti i grurit.

Eksporti i grurit është i nevojshëm për të lehtësuar krizën ushqimore.

“Anija e ngarkesave të thata me flamurin e Sierra Leone, Razoni, është e ngarkuar me 26,000 ton misër dhe u largua nga porti i Odesa-s rreth orës 9:30 të mëngjesit (7:30 të mëngjesit me orën MB) të hënën për të shkuar në Liban”, kishte thënë Kubrakov, shkruan Skynews.

Anija do të inspektohet në Stamboll përpara se të vazhdojë për në Tripoli të Libanit.

“16 anije të tjera po presin të nisen nga portet e Ukrainës përmes korridoreve të sigurta në përputhje me marrëveshjet e nënshkruara në Stamboll”, kishte thënë Kubrakov.

Një bllokadë nga flota ruse në Detin e Zi që pushtoi fqinjin e saj ndërpreu furnizimet në tregjet anembanë botës dhe bëri që çmimet e grurit të rriten.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika