Norik Uka: Sukses timin e konsideroj punën, që nuk dorëzohem dhe u bëj ballë sfidave

Në një intervistë për emisionin "30 net vere" në RTV Dukagjini, fotografi Norik Uka ka treguar më shumë rreth punës dhe formave se si e ka ruajtur suksesin ndër vite

Fotofrafi, Norik Uka në një intervistë për emisionin "30 net vere" në RTV Dukagjini

Fotografi Norik Uka në një intervistë për emisionin “30 net vere” për RTV Dukagjini ka thënë se në krahasim me sezonin e kaluar, ky sezon është duke vijuar më mirë, sepse është më i organizuar.

Fluksi më i madh i klientëve sipas fotografit Norik Uka është pas 10 gushtit.

Se si ka arritur të mbajë epitetin e një prej fotografëve më të mirë, Norik Uka ka treguar se kjo është e mundur me përkushtimin ndaj punës, respektimin e klientëve dhe trajtimin e tyre në mënyrë të njëjtë.

“Sukses deri më sot e konsideroj punën, që nuk dorëzohem dhe u bëj ballë sfidave dhe kjo të ndihmon të jem këtu ku jam”, ka thënë Norik Uka.

“Gjatë dy viteve të fundit janë rreth gjashtë-shtatë familje po rikthehen. 95 për qind të klientelës i kam që rikthehen pas një kohe nga një anëtar tjerë familjar”.

Uka ka rrëfyer se teknologjia e re e ka ndihmuar në punë, e cila është më e shtrenjtë por është m֝ë kualitative.

Çelësi për të qëndruar i suksesshëm për një kohë të gjatë sipas fotografit Norik Uka është që të duash punën, sepse sipas tij, kur e punoni punën që e doni, atëherë gjeni kënaqësi dhe nuk lodheni.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika