OKB dhe Ukraina bëjnë thirrje për zgjatjen e marrëveshjes së grurit me Rusinë

Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres dhe Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky

Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky dhe sekretari i përgjithshëm i Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB) Antonio Guterres kanë bërë thirrje të mërkurën për zgjatjen e marrëveshjes me Moskën, e cila lejon Kievin të eksportojë drithëra përmes porteve të Detit të Zi gjatë pushtimit rus.

Presidenti ukrainas ka thënë pas bisedimeve me Guterres në Kiev se marrëveshja e drithërave të Detit të Zi ishte e nevojshme për botën dhe shefi i OKB-së nënvizoi rëndësinë e saj për sigurinë globale të ushqimit dhe çmimet e ushqimit në përgjithësi.

Marrëveshja 120-ditore, e ndërmjetësuar fillimisht nga OKB-ja dhe Turqia në korrikun e vitit të kaluar dhe e zgjatur në nëntor, do të rinovohet më 18 mars nëse asnjë palë nuk kundërshton.

“Dua të nënvizoj rëndësinë kritike të kalimit të Iniciativës së Detit të Zi më 18 mars dhe të punës për të krijuar kushtet për të mundësuar përdorimin sa më të madh të infrastrukturës së eksportit përmes Detit të Zi në përputhje me objektivat e nismës”, tha Guterres në një konferencë për media, shkruan REL.

Rusia, e cila hoqi një bllokadë në tri porte ukrainase të Detit të Zi sipas marrëveshjes, ka sinjalizuar se pengesat ndaj eksporteve të saj bujqësore duhet të hiqen përpara se të lejojë që marrëveshja të vazhdojë.

Ukraina dhe Rusia janë të dyja furnizuesit kryesorë globalë të drithërave dhe plehrave.

Fuqitë perëndimore e kanë goditur Rusinë me sanksione të ashpra për pushtimin e saj në Ukrainën fqinje më shumë se një vit më parë.

Ndërsa eksportet ruse të ushqimit dhe plehrave nuk u nënshtrohen sanksioneve, Moska thotë se kufizimet në pagesat e saj, industritë e logjistikës janë një “pengesë” për dërgesa të tilla.

Shija e redaktorit

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Manga Month – në Librarinë Dukagjini

Gjatë muajit maj, Libraria Dukagjini po shndërrohet në një pikë takimi për dashamirësit e kulturës japoneze përmes iniciativës “Manga Month”, e realizuar në bashkëpunim...

Të fundit nga rubrika