ORCA: Sasia dhe cilësia e kandidatëve për rektor të UP-së është dëshmi se nuk ka besim në proces

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim(ORCA) rreth kandidatëve për rektor të UP-së ka thënë se "për nga numri i kandidaturave, si për nga kualiteti shihet se asnjë emër me reputacion të mirë në UP nuk ka kandiduar për rektor"

Rektorati i Universitetit të Prishtinës "Hasan Prishtina"





Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim(ORCA) ka reaguar për kandidatët e zgjedhur për rektor të UP-së.

ORCA ka thënë se kandidaturat për rektor të Universitetit të Prishtinës, tregojnë se besimi në proces ka humbur dhe se duhen zgjedhje të reja në nivel universitar për të dalë nga situata e krijuar.

“Si për nga numri i kandidaturave, si për nga kualiteti shihet se asnjë emër me reputacion të mirë në UP nuk ka kandiduar për rektor”, ka thënë ORCA.

Sipas ORCA-s, fakti që në mesin e gjashtë kandidatëve kanë aplikuar njerëz me të kaluar të dyshimtë tregon se shkarkimi i rektorit dhe situata aktuale po shërbejnë si mobilizim për grupet e interesit të cilat duan ta çojnë në regres Universitetin e Prishtinës.

“Për më tepër, fakti që asnjë grua nuk është kandidate për rektor, është poashtu shqetësues. Brengat e deritashme të shoqërisë civile për ngacmime seksuale dhe për seksizëm në UP, vërtetohen me faktin që asnjë grua nuk ka besim në këtë proces për të kandiduar si kandidate për rektor të Universitetit të Prishtinës”, ka shtuar ORCA.

Organizata për Rritjen e Cilësisë në Arsim ka potencuar se ORCA ka parë me shqetësim emrat e kandidatëve si Ilir Tolaj, But Deda, Salih Salihu, Sefer Avdijaj, Ermir Rogova e Qerim Qerimi dhe “si rrjedhojë ka filluar një proces holistik të verifikimit për secilin kandidat në lidhje me integritetin personal dhe akademik të secilit kandidat”.

ORCA njofton se brenda javës kjo organziatë do të publikojë profilin e secilit kandidat për rektor.

“Ndërkohë ORCA do të fillojë mobilizimin me organizatat e shoqërisë civile për të kërkuar në mënyrë të vendosur shpalljen e zgjedhjeve në të gjitha nivelet e Universitetit, si e vetmja mënyrë për dalje nga situata aktuale”, thuhet mes tjerash në njoftimin e ORCA-s.





Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika