Organizatori Hazrolli premton spektakël në ‘Profi Box Gala’: Do të jetë një mbrëmje e paharrueshme

Organizatori i 'Profi Box Gala', Burim Hazrolli, ka thënë se të shtunën në Munich të Gjermanisë do të jetë një mbrëmje e paharrueshme e boksit

Në një lidhje direkte në emisionin ‘Rreth e Rrotull’ në RTV Dukagjini, Hazrolli ka dhënë detaje rreth organizimit për mbrëmjen e të shtunës, ku do të zhvillohen tetë meçe në ‘Munchen BMW Park’.

Ai ka thënë se kundërshtarët e boksierëve shqiptarë, Shefat Isufi dhe Sami Ahmeti, nuk janë aspak të lehtë.

”Do të jetë një mbrëmje e paharrueshme sepse edhe kundërshtarët nuk janë të lehtë. E kemi bërë me qëllim që ta bëjmë një mbrëmje të paharrueshme, jo mbrëmje që të themi vetëm po boksohet,” tha Hazrolli.

Tutje, organizatori Burim Hazrolli potencoi se boksierët janë në formë shumë të mirë.

”Ne presim nga boksierët tanë që të dalin të gjithë fitues. Janë në formë shumë të mirë, kanë stërvitur shumë mirë, kanë kaluar pa lëndime, çdo gjë ka shkuar në rregull,” tha Hazrolli.

Të shtunën e 9 shtatorit, ‘Profi Box Gala’ do të transmetohet ekskluzivisht në RTV Dukagjini.

Shija e redaktorit

Tasholli: Prej 16 shtatorit, Kosova nuk do të jetë më...

Ismail Tasholli nga platforma qytetare “Liria ka Emër”, në një lidhje direkte në emisionin FIVE në RTV Dukagjini, ka folur pas konferencës së mbajtur...

Thaçi rrëfen prapaskenat e Rambujesë: Nuk isha i sigurt nëse...

Ish-presidenti i Kosovës dhe ish-drejtuesi politik i UÇK-së, Hashim Thaçi, ka rrëfyer në një intervistë të gjerë dhe ekskluzive në Debat Plus disa prej...

“Të jetoj i lirë” – Intervista e fundit e Thaçit...

Presidenti, Hashim Thaçi, do të jetë protagonist i një interviste ekskluzive në emisionin “Debat Plus” të TV Dukagjinit, e cila do të transmetohet nesër,...

Të fundit nga rubrika