Osmani në CNN: Vuçiq po përdorë narrativën e Millosheviqit, partneri i tij krimineli Radojiçiq

Presidnetja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiq qëndron prapa sulmit terrorist në Banjskë

Presidnetja e Kosovës, Vjosa Osmani ka thënë se homologu i tij serb, Aleksandër Vuçiq qëndron prapa sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit mӕ 24 shtatori.

Osmani ka thënë se Vuçiq është duke përdorur narrativën e Sllobodan Millosheviqit.

”Ai (Vuçiq) po përdorë narrativëne Millosheviqit”, ka thënë Osmani në një intervistë për CNN.

Presidentja ka thënë se ka dëshmi që e vërtetojnë këtë duke filluar nga pamjet e po ashtu përfshirë edhe arsenalin e armëve të gjetura në atë zonë.

‘’Këto nuk janë armë që përdoren nga qytetarë të zkonshëm por nga ushtarakë profesionistë’’, ka thënë tutje Osmani.

Ndër të tjerash, Osmani ka shtuar se Milan Radojiçiq, është partneri kryesor Aleksandër Vuçiqit, i cili njëkohësisht gjendet pjesë e Listës së Zezë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) dhe Mbretërisë së Bashkuar.

Kujtojmë se Serbia sot e ka arrestuar Milan Radojçiqin i cili ishte udhëheqësi kryesor i sulmit terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Brendshme e Serbisë, të cilët po ashtu thonë se janë bastisur banesa dhe lokalet e tjera që janë pronësi e Radojçiqit.

Lexo dhe: Serbia e arreston Milan Radojçiqin

“Më 3 tetor 2023, policët e Drejtorisë së Policisë Kriminale kanë bastisur banesën dhe lokalet e tjera të Milan Radoiçiqit, i cili është urdhëruar të mbahet nga policia deri në 48 orë dhe është sjellë në Prokurorinë e Lartë Publike në Beograd me kallëzim penal”, thotë MPB-ja e Serbisë.

Mediumi i pavarur serb N1 ka raportuar se Millan Radoiçiq, i cili ka kryer sulm terrorist në Banjskë të Zveçanit, gjatë marrjes në pyetje nga Prokuroria e Lartë Publike në Beograd ka mohuar kryerjen e veprave penale për të cilat ngarkohej.

Pas seancës, prokuroria i propozoi gjyqtarit të procedurës paraprake të Gjykatës së Lartë në Beograd që të caktohet masa e paraburgimit për të dyshuarin për shkak të rrezikut të arratisjes.

Lexo dhe: Kreu sulm terrorist në Kosovë, Radoiçiqi mohon akuzat në prokurorinë serbe

Urdhri për kryerjen e hetimeve përfshin disa persona, për momentin, të panjohur, të cilët akuzohen për veprën penale të “Veprave të rënda kundër sigurisë së përgjithshme”.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika