Pas largimit nga Manchester United, Ronaldo pranon ofertën milionëshe të ekipit arab Al Nassr

Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, pas largimit nga Manchester United, ka rënë dakord për një marrëveshje me skuadrën saudite Al Nassr, me të cilën, do të nënshkruajë kontratën për dy vite e gjysmë. Siç njoftojnë mediat ndërkombëtare, Ronaldo do ta ketë afro 200 milionë euro pagën vjetore

Ilustrim





Ylli i Portugalisë, Cristiano Ronaldo, do të vazhdojë karrierën e tij në Arabinë Saudite.

“Daily Mail”, të mërkurën e 30 nëntorit, ka raportuar se Ronaldo ka rënë dakord për një marrëveshje me skuadrën saudite, Al Nassr, e cila, së shpejti do të bëhet zyrtare.

37-vjeçari, ekipit arab do t’i bashkohet pas përfundimit të Kampionatit Botëror “Katari 2022” si lojtar i lirë, pasi tashmë e ka shkëputur kontratën me Manchester Unitedin.

Me ekipin Al Nassr, Ronaldo do të firmosë kontratë për dy vjet e gjysmë dhe do të luajë deri në moshën 40-vjeçare.

Paga e tij te Al Nassr do të jetë afro 200 milionë euro në vit.

Al Nassr është një prej skuadrave më të suksesshme në Arabinë Saudite, ndërsa ka arritur ta joshë Ronaldon me ofertën e majme.

Thuhet se portugezi ka pasur oferta edhe nga SHBA-ja, por ka vendosur ta vazhdojë karrierën në Arabinë Saudite për shkak se ekipet nga Evropa nuk kanë qenë të interesuara në shërbimet e tij.

Refuzimi që Ronaldo ka bërë verën e këtij viti

Cristiano Ronaldo ka konfirmuar se ka refuzuar një ofertë për të luajtur në Arabinë Saudite këtë verë, gjë që do ta bënte futbollistin më të paguar në botë.

Sulmuesi 37-vjeçar ka thënë se atij i ishte ofruar një kontratë dyvjeçare me vlerë 350 milionë euro mahnitëse (305 milionë £) nga një klub i paidentifikuar, shkruan Daily Mail.

Gazeta spanjolle, Marca, pretendoi se klubi i Arabisë Saudite, Al-Hilal, i kishte bërë një ofertë superyllit të MAN United.

 





Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika