Policia e Kosovës dhe KFOR-i monitorojnë veriun

Bashkëpunimi dhe koordinimi mes misioneve ndërkombëtare dhe Policisë së Kosovës po vazhdon në veri të Kosovës. Aty ku në fund të shtatorit ndodhi sulmi terrorist mbi Policinë e Kosovës, vazhdon të ketë kontroll dhe pothuajse gjithçka i është kthyer normalitetit

Hyrjen e Banjskës së Zveçanit më nuk po e ruan Policia e Kosovës, ashtu sikur para më shumë se dy jave kur ndodhi rasti tragjik i vrasjes së Afrim Bunjakut nga terroristët serbë.

Megjithatë një patrullë e njësisë për reagim të shpejtë po qëndron në udhëkryqin e fshatit për t’i evidentuar veturat e personat që shëtisin në këtë anë.

Pas sulmit terrorist aty është kthyer edhe normaliteti.

Fëmijët shkojnë në shkollë e qytetarët po kryejnë punët e tyre.

Atje ku kishin zënë vendin terroristët në fund të shtatorit, tash pas të marrjes në kontroll nga Policia e Kosovës, hapësira po monitorojnë zyrtarët e këtij institucioni.

Madje bashkëpunimi me KFOR-in e EULEX-in vërehet edhe në terren.

Këta të fundit, u interesuan të premten për manastirin e gjendjen e fshatit, për çka edhe bashkëbisedonin me policët kosovarë.

Për bashkëpunimin e mirë me ta flet edhe zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës në Mitrovicën veriore, Veton Elshani.

“Ne kemi bashkëpunim të mirë me KFOR-in, sidoqoftë ne nuk mund të flasim për planet operacionale të tyre dhe nuk kemi mundësi të flasim diçka për to. Sidoqoftë ne mund ta konfirmojmë që kemi bashkëpunim të mirë me KFOR-in”, ka thënë zv.drejtori i Policisë në Mitrovicën Veriore, Veton Elshani.

Mirëpo, bashkëpunimi i tyre i rritur vërehet edhe për rreth zonave afër kufirit me Serbinë.

“Policia e Kosovës është në mbarë territorin e Kosovës kështu që ne jemi nëpër pikat e përcaktuara, bëjmë patrullime të paracaktuara me plane të ndryshme. Policia kufitare i ka planet e veta, të rendit i kanë të vetat, njësitë speciale të vetat dhe koordinohemi vazhdimisht me njëri-tjetrin dhe atë që mundem ta konfirmoj është që jemi në mbarë territorin e veriut të Kosovës”, ka thënë Elshani.

Së fundmi, Britania e Madhe ka dërguar 200 trupa shtesë në veri të Kosovës në kuadër të KFOR-it, të cilët janë mbështetur edhe me mjete dhe pajisje të rënda ushtarake.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika