Policia e Kosovës ka arrestuar katër të dyshuar dhe ka sekuestruar mbi 3kg narkotikë

Nëpërmjet në njoftimi Policia e Kosovës ska bërë të ditur se ka arrestuar 4 persona të dyshuar dhe ka sekuestruar rreth 3 kilogramë lëndë narkotike të llojit heroinë





Policia e Kosovës ka njoftuar se njësiti policor nga Drejtoria për Hetimin e Trafikimi me Narkotikë (DHTN), si rezultat i punës hetimore dhe operative në teren, gjatë së hënës të 7 nëntorit na në Fushë Kosovë kanë ndaluar një veturë të dyshuar me targa vendore, të cilën ishte duke e drejtuar i dyshuari mashkull kosovar i shoqëruar nga e dyshuara femër kosovare, nën dyshimin se i njëjti ishte duke transportuar substancë narkotike të llojit Heroinë.

njoftim thuhet se pas ndalimit të mjetit “përkundër tentativës së personit të dyshuar për të ikur nga vendi i ngjarjes, i njëjti është ndaluar nga zyrtarët policor ku gjatë kontrollit të realizuar tek automjeti i tij janë gjetur gjashtë paketime të mbështjellura, me substancë të dyshuar narkotike të llojit Heroinë me peshë prej gjithsej 3 kg 64 gr”.

Në lidhje me rastin është konsultua prokuroi kujdestar si dhe gjyqtari i procedurë paraprake me urdhër të cilëve janë realizuar dy bastisje në dy lokacione të ndryshme.

Njëra bastisje është realizuar në Fushë Kosovë e tjetra në Komoran, me ç’rast janë gjetur dhe sekuestruar provat materiale:

Gjashtë paketime me substancë narkotike të llojit marihuana me peshë 102 gr,

Një tabletë e gjysmë substancë e dyshuar e llojit ekstazi, dy grindera, një peshore, katër telefona mobil, një veturë, si dhe është sekuestruar sasia e lartcekur e substancës së llojit heroinë prej 3kg e 64gr.

Lidhur me rastin janë arrestuar katër persona të dyshuar dy femra dhe dy meshkuj kosovarë të përfshirë në rast, të cilët me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje për 48 orë.

Lënda narkotike e sekuestruar na Policia e Kosovës
Lënda narkotike e sekuestruar na Policia e Kosovës





Shija e redaktorit

Shpallje zyrtare në Uashington: 17 Shkurti, Dita e Pavarësisë së...

Në prag të 18-vjetorit të shpalljes së Pavarësisë së Kosovës, Ambasada e Kosovës në Uashington DC ka bërë të ditur se 17 Shkurti është...

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Të fundit nga rubrika