Policia konfiskon 600 gramë ari dhe një shumë të parave në Shtërpcë

Policia e Kosovës ka njoftuar se mbrëmjen e së premtes ka konfiskuar një sasi ari prej 600 gramësh dhe një shumë të parave, në Drajkovc të Shtërpcës.

Sipas Policisë së Kosovës, derisa po zbatonin planin “Goditja”, kanë ndaluar një veturë për kontroll të tipit Audi dhe më pas i është gjetur çanta me ari e para.

” I dyshuari, H.R (M/MV) i moshës 36 vjeçar është shoqëruar në stacionin e policisë në Shtërpcë dhe pas intervistimit nga policët hetues, me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj sasia e florirt dhe paratë e gjetura janë konfiskuar me dyshimin për tregti të ndaluar, evazionit të taksave dhe tarifave doganore, ndërsa janë njoftuar Dogana e Kosovës, të cilët do të merren me rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika