Prodhohet ora ekologjike nga llumi i kafesë

Hulumtimet shumëvjeçare dhe eksperimentet e shumta sollën deri te një formulë e cila mundësoi zgjerimin e biznesit të një kompanie gjermane

Kompania gjermane “Kaffeeform” ka prodhuar orën ekologjike, me mbështjellës të krijuar nga llumi i kafesë.

Kaffeeform, e cila ka prodhuar filxhanë kafeje të ripërdorshëm, duke përdorur një përzierje me bazë bio të llumeve të përdorura të kafesë, drurit të ricikluar të ahut dhe polimereve me bazë biologjike. Që nga viti 2015, ka bashkëpunuar me kompaninë e orëve me bazë në Berlin, për të prodhuar orën e re të kuarcit.

Materiali i saj është i mbështjellë rreth një bërthame çeliku, për të prodhuar një kuti 42,5 mm me fole të fshehura në anën e pasme. Dizajni simetrik pa kurorë përmban një korrigjues të shpejtë në pjesën e pasme të kasës për të rregulluar lëvizjen e Ronda R756 brenda.

Nuk është hera e parë që një orëndreqës eksperimenton me kafe.

Në vitin 2020, Bamford Watch Department dhe Badgerworks bashkëpunuan në një “TAG Heuer Carrera” me një numërues të bërë nga një tufë kafeje të bluar të papërdorur.

“Cafe Watch” është në dispozicion, në pesë variacione në një përzgjedhje të rripave prej lëkure vegane të këmbyeshme me bazë celuloze përmes Kaffeeform, me çmim 299 € (afërsisht 324 dollarë USD).

Shija e redaktorit

Kosova shteti i parë në Ballkan me angazhime të pranuara...

Republika e Kosovës është bërë shteti i parë nga Ballkani dhe i shtati në botë që i janë pranuar angazhimet në Kartën Globale për...

Haxhiu autorizon dërgimin e FSK-së në operacionin paqeruajtës në Gaza

Pas miratimit nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, është autorizuar dërgimi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) në një operacion ndërkombëtar paqeruajtës në...

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë, vlerë e trashëguar ndër shekuj

Bashkëjetesa ndërfetare në Kosovë vlerësohet si një vlerë e trashëguar ndër shekuj dhe thelbësore për të ardhmen e vendit, ndërsa dialogu, respekti i ndërsjellë...

Të fundit nga rubrika