Rama: Shqipëria nuk është një vend mysliman, është një vend 100% evropian

Kryeministër i Shqipërisë, Edi Rama

Në intervistën për mediat franceze, Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është pyetur kryesisht rreth anëtarësimit në BE.

Mediat franceze e kanë pyetur Ramën se kur ai kishte vendosur që Shqipëria të aplikojë për anëtarësim në BE.

Përgjigjja e Ramës ishte, “Ne morëm statusin e vendit kandidat (për t’u anëtarësuar në Bashkimin Evropian) në vitin 2014. Kanë kaluar tetë vjet. Prandaj, nisja e negociatave këtë verë është një lajm shumë i mirë për ne. Na ndihmon të përparojmë. Kur ne negociojmë hyrjen tonë në Bashkimin Evropian, kjo na jep mundësinë të kryejmë një proces mjaft të thellë mbi veten tonë, sepse është një proces shumë i detajuar për ligjet, institucionet, mbi funksionimin e tyre dhe përmirësimet që duhet sjellë. Kjo është një mundësi e shkëlqyer për të ndërtuar një shtet ligjor, një shtet demokratik që funksionon më mirë dhe që u garanton qytetarëve standarde që nuk varen nga njëri apo tjetri, por nga shteti. Është shumë e rëndësishme”.

Rama ka deklaruar se kjo zgjidhje ishte mjaft e lehtë, edhe pse ka pasur disa komponentë të ndryshëm të shoqërisë, të cilët e kanë pasur të vështirë të bien dakord, dhe për këtë zgjidhja ishte unanime.

Ndryshimet e bëra në Shqipëri janë vërejtur edhe nga shtetet tjera. Flitet për Tiranën e cila ka pësuar një ndryshim si qytet dhe se është renditur si qyteti më i vizituar pas Antalisë që nga fundi i pandemisë.

Përvoja e turistëve që kanë vizituar vendin është promovimi më i mirë.

“Ne ishim shumë të panjohur më parë. Në vitet 1990, kur vendi doli nga bunkeri i tij, nuk krijonte domosdoshmërisht një imazh të mirë dhe kjo na ndoqi. Ajo ndryshon. Në Francë 5 vite më parë ishim të panjohur ose të njohur në mënyrë të pafavorshme dhe që atëherë po shtohen artikujt pozitivë të shtypit dhe gjithnjë e më shumë turistë francezë që vijnë në Shqipëri”, ka thënë kryeministri në intervistën për Politics.

“Ne ishim Koreja e Veriut e Evropës”, ka shtuar ai.

Sipas Edi Ramës vendet me më shumë shqiptarë janë Greqia, Gjermania, Zvicra, Franca, Angli, SHBA-ja.

“Për një kohë të gjatë, Franca ishte vendi im i dytë i preferuar”, ka thënë Rama.

“Aty kam jetuar për shkak të fushës sime të veprimtarisë: artit. Kam lexuar shumë në frëngjisht për historinë e artit që lidhet me këtë vend, muzetë e tij, artistët e tij”.

I pyetur se si e sheh Shqipërinë pas 10 vjetësh, Rama u përgjigj se, “Pas 10 vitesh, ndoshta ajo do të jetë në Union, nëse Unioni mbetet ai që është”.

Për rekomandimet e OBSH-së, Rama ka shprehur se ka mbetur fleksibil në kërkimin për t’i bërë gjërat në një mënyrë që ato të pranohen dhe respektohen.

Mediat kanë shtruar pyetjen edhe rreth besimit fetar, ku siç kanë thënë ata, Shqipëria ka shumicë myslimane.

Pyetja e tyre ishte se praktika fetare e të myslimanëve shpesh konsiderohet një model evropian, për shkak të një vizioni shumë liberal të fesë . Si e shpjegoni?

Mbi këtë Rama tha “Shqipëria nuk është një vend mysliman, është një vend 100% evropian. Mënyra sesi jetojmë ndihmon pasurinë shpirtërore dhe morale, por edhe atë shoqërore. Ne nuk e ndjejmë se jemi në një vend mysliman. Gratë me mbulesë i shohim herë pas here, por të pakta. Feja nuk është aspak shkak për mosmarrëveshje. Unë jam katolik, gruaja ime është myslimane dhe fëmijët nga martesat tona të mëparshme janë ortodoksë. Ne kemi një fëmijë bashkë, ai do të vendosë. Kështu e jetojmë fenë”.

Në fund, Rama dha një mesazh për francezët, i cili tha se nëse doni të zbuloni një vend ku një pjesë e së shkuarës është ende e pranishme, është Shqipëria. Është një udhëtim i vërtetë në të kaluarën, në natyrë, në mikpritje, në gastronomi. Fjalët e para të kushtetutës së parë të vendit janë “Shtëpia e shqiptarit është Zoti dhe Pritësi”, kjo i thotë të gjitha.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika