Raportohet se një rafineri nafte në jug të Rusisë është kapluar nga zjarri

Fotografi nga arkivi.

Rafineria më të madhe e naftës në jug të Rusisë është goditur nga dy dronë ukrainas të shtunën, raporton agjencia e lajmeve Reuters.

Ky është sulmi më i fundit në një varg sulmesh ndaj objekteve të naftës ruse.

Më herët, autoritetet lokale ruse thanë se kanë shuar një zjarr në rafinerinë e naftës në Volgodrad, pas një sulmi me dron. Prodhuesi i naftës Lukoil, i cili e ka në pronësi këtë rafineri, tha më vonë se ajo është duke punuar normalisht.

Sipas Reuters, Forcat e Sigurisë së Ukrainës e goditën objektin parësor të përpunimit, pa të cilin rafineria mund të humbë kapacitete të rëndësishme prodhuese.

Zyrtarët ukrainas rrallëherë marrin përgjegjësi publikisht për sulmet brenda territorit rus.

Rafineria në Volgograd është më e fundit që goditet nga dronët. Kievi beson se infrastruktura e tillë është e rëndësishme në përpjekjet e Kremlinit në luftë.

Largësia mes qytetit verilindor të Ukrainës, Harkiv, i cili është pranë kufirit rus, dhe qytetit jugor të Rusisë, Volgograd, është rreth 600 kilometra, shkruan REL.

Rusia është duke kryer rregullisht sulme raketore me rreze të gjata veprimi ndaj caqeve në Ukrainë prej se e nisi pushtimin e shtetit fqinj para rreth dy vjetëve, duke e detyruar Kievi të gjejë mënyra për ta luftuar pushtimin kundër një Moske me teknologji ushtarake më të avancuar.

Synimi i Ukrainës ka qenë ta nxisë inovacionin në teknologjinë e dronëve dhe ta mbështesë prodhimin e dronëve me rreze të gjata veprimi, në mënyrë që ushtria e saj të jetë në gjendje t’u përgjigjet sulmeve ruse.

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika