Refuzimi i Serbisë për zbatim të marrëveshjes, BE: Ajo është e obligueshme për të dyja palët

Serbia ka shprehur rezerva për obligimet për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë. Lidhur me këtë çështje, Bashkimi Evropian (BE) ka thënë se zbatimi i marrëveshjes është i detyrueshëm për të dyja palët

Ilustrim

Ndonëse pas takimit të së mërkurës mbrëma të liderëve të Bashkimit Evropian dhe atyre të Ballkanit Perëndimor është thënë se të gjitha vendet e rajonit janë pajtuar për deklaratën e miratuar në samit, mësohet se Serbia ka shprehur rezerva në pjesën, e cila ka të bëjë me obligimet për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën drejt normalizimit të raporteve në mes të Kosovës dhe Serbisë (Marrëveshja e Ohrit).

Në lidhje me këtë çështje Dukagjini i është drejtuar BE-së me pyetje që kanë të bëjnë me refuzimin e Serbisë për ta zbatuar marrëveshjen e Brukselit dhe atë të Ohrit.

Sipas tyre, zbatimi i marrëveshjes është i detyrueshëm si për Kosovën ashtu edhe për Serbinë.

“Bashkimi Evropian rithekson se Marrëveshja është e detyrueshme në tërësinë e saj për të dyja palët. Zbatimi i tij do të jetë pjesë integrale e rrugës së tyre përkatëse evropiane. Marrëveshja me aneksin e saj të zbatimit është bërë ligjërisht e detyrueshme përmes deklaratës me shkrim të HRVP të datës 18 mars 2023. Ky ka qenë qëndrimi konsistent i BE-së, i cili gjithashtu është komunikuar publikisht në disa raste”, thuhet në përgjigjen e tyre.

Tutje, BE-ja ka dhënë edhe argumente ligjore për obligimin e zbatimit të marrëveshjeve ndërkombëtare.

“Qëndrimi i sipërpërmendur i BE-së është në përputhje me nenin 11 të Konventës së Vjenës për të Drejtën e Traktateve që thotë: ‘Pëlqimi i një shteti për t’u lidhur nga një traktat mund të shprehet me nënshkrim, shkëmbim të instrumenteve që përbëjnë një traktat, ratifikimi, pranimi, miratimi ose aderimi, ose me çdo mjet tjetër nëse është rënë dakord’”, thuhet në përgjigjen për Dukagjinin.

Ndryshe, ministrja e Punëve të Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, ka reaguar ndaj qëndrimit të shprehur nga kryeministrja e Serbisë, Ana Brnabiq, pas miratimit të deklaratës së përbashkët nga liderët e Bashkimit Evropian dhe të Ballkanit Perëndimor në Bruksel.

Në një letër zyrtare, Brnabiq ka përcaktuar “kufizimet” e pranueshmërisë së marrëveshjes për normalizimin e raporteve midis dy vendeve.

Gërvalla ka reaguar duke u bërë thirrje ndërkombëtarëve që të hiqet dorë nga politika e zbutjes së Serbisë.

Lexo dhe: Gërvalla thirrje ndërkombëtarëve për ndryshim: Politika e zbutjes së Serbisë ka dështuar

“Serbia shprehimisht shpreh refuzimin e saj për të zbatuar dispozitat e marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit. I bëj thirrje komunitetit ndërkombëtar të pranojë se politika e zbutjes ndaj Serbisë ka dështuar. Tani nevojitet një ndryshim thelbësor”, ka shkruar Gërvalla në një postim në platformën X.

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika