Regjisorët botërorë të filmit në Prishtinë

Të dielave pasdite në shtëpinë e filmit dhe kulturës në Prishtinë në Kino Armata, shfaqen filmat e regjisorëve botërorë, si Tarkovsky, Kubrick, Ozu, Pasolini, Antonioni, Kaufman, e shumë të tjerë

Kino Armata, Prishtinë

Në hapësirën e destinuar për promovimin e shprehjeve alternative artistike në Kino Armata në Prishtinë, të dielat pasdite janë të rezervuara për shfaqjet e klubit “Kineto”.

Filmat do të jenë nga regjisorët italian si, Pasolini, Fellini, Antonioni, si dhe nga regjisori rus Tarkovsky, amerikani Stanley Kubrick, e shumë regjisorë të tjerë botërorë.

Filmat do të shfaqen nga ora 18:00.

Klubi “Kineto” është për të gjithë të pasionuarit pas filmit, dhe për ata që dëshirojnë të bëjnë debat rreth filmave që shfaqen në ekranin e kinemasë.

Pra, edhe qëllimi i këtij klubit është shikimi i një filmi nga një regjisor botëror, dhe diskutimi pas mbarimit të filmit. Të gjithë pjesëmarrësit mund të japin opinionet e tyre rreth filmit dhe regjisorit.

Pier Paolo Pasolini, dhe disa pej filmave të tij

Të gjithë ata që duan të jenë pjesë e këtij klubi të filmit, duhet të plotësojnë një formular, i cili gjendet në faqen zyrtare të Kino Armatës, në Facebook.

Filmi i radhës do të shfaqet të dielën e 12 qershorit, nga ora 18:00.

Disa prej filmave të regjisorit Stanley Kubrick

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika