Rusia ka dështuar ta paguajë borxhin ndaj perëndimit

Shteti rus ka dështuar të paguajë borxhin e saj të jashtëm, për herë të parë në 100 vjetët e fundit

Një pamje e selisë së Bankës Qendrore Ruse në qendër të Moskës .

Sanksionet e perëndimit kanë treguar efektet e tyre, pasi Rusia ka dështuar ta paguajë një borxh prej rreth 100 milionë dollarësh, për dy obligacione që i kishte gjatë një periudhe mospagimi 30-ditore që skadoi të dielën.

Shtëpia e Bardhë tha se mospagimi tregoi fuqinë e sanksioneve perëndimore të vendosura ndaj Rusisë që kur ajo pushtoi Ukrainën, njofton CNN.

Gjithashtu, ky vendim ka qenë dramatik mbi ekonominë ruse, dhe paraqet rëndësinë e SHBA-ve dhe aleatëve të saj në botë.

Agjencia e vlerësimit të kredisë Moody’s tha të hënën se afati i humbur “përbën një mospagim” dhe ajo parashikoi se Rusia do të falimentonte me shumë pagesa në të ardhmen, duke pasur parasysh një dekret më 22 qershor nga Kremlini që do të shërbente borxhin e saj të jashtëm në rubla, në vend të monedhave në të cilat janë emetuar obligacionet.

Ndërsa, Rusia mohoi se ishte në mospagim, duke thënë se pagesat për të dielën ishin bërë më 27 maj, në dollarë dhe euro, por që paratë kishin ngecur në Euroclear.

Ky mospagim ishte parashikuar gjerësisht, pasi gjysma e rezervave valutore u ngrinë nga  SHBA.

Gjithashtu, edhe Bashkimi Evropian e bëri më të vështirë pagimin e borxhit nga Moska, duke e sanksionuar Depozitën Nacionale të Borxheve të Rusisë, eksponentin kryesor për obligacionet në valutë të huaj.

Presidenti rus Vladimir Putin takohet të hënën në Kremlin në Moskë me kreun e Shërbimit Federal të Monitorimit Financiar të Rusisë, Yury Chikhanchin.

Megjithatë, sanksionet nuk është se kanë kryer shumë punë në gjymtimin e ekonomisë së Rusisë, pasi çmimi i lartë i energjisë ka mbushur arkat e shtetit.

Ndërkohë, monedha ruse rubla është rritur në nivelin më të lartë në shtatë vjetët e fundit kundrejt dollarit amerikan.

Që nga viti 2014, hera e fundit që Perëndimi sanksionoi Rusinë për aneksimin e Krimesë, Kremlini kishte krijuar rreth 640 miliardë dollarë rezerva valutore. Rreth gjysma e këtyre fondeve tani janë ngrirë nën sanksionet perëndimore të vendosura pas pushtimit të Ukrainë.

Në terma afatgjatë, ky mospagim i borxhit do të ndikojë në ekonominë ruse. Gjithashtu, konflikti i saj ndaj Ukrainës e ka lënë me pak aleatë, dhe ky mospagim i borxhit mund të ndërpresë financimin e huaj në vend.

Shija e redaktorit

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Për tre muaj diaspora dërgoi mbi 284 milionë euro në...

Banka Qendrore të Kosovës (BQK) ka prezantuar të dhënat e fundit lidhur me dërgesat e mërgatës dhe të dhëna të tjera financiare për muajin...

Të fundit nga rubrika