Selmanaj: Kurti, për të mbijetuar në politikë gjithnjë i duhet një “armik” kujdestarë

"Kosova ka nevojë për zhvillim e prosperitet në çdo fushë, e jo broqkulla, e sjellje paranojake me “armiq” kujdestarë e të shpikur"

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj

Deputeti i LDK-së, Driton Selmanaj, gjatë ditës së diel ka shprehur një kritikë ndaj kryeministrit Albin Kurti.

Duke i radhitur dhe listuar “armiqtë” që i duhet Kurtit për “të fshehur skandalet”, Selmanaj ka shkruar se Kurtit për të mbijetuar në politikë i duhet një “armik” kujdestar.

“Për t’i fshehur skandalet qeveritare, “armiq”i bënë mediet;

Për ta fshehur dështimin në arsim, “armik” e bën SBASHK-un;

Për ta fshehur dështimin në shëndetësi, “armik” i bënë mjekët;

Për ta fshehur dështimin në drejtësi, “armik” i bënë prokurorët e gjyqtarët;

Pë ta fshehur dështimin në ekonomi, “armik” i bënë bizneset (“Oligarkët” siq di t’i thotë ai);

– Për ta fshehur dështimin në infrastrukturë, “armik” i bënë qeveritë e kaluara;

Për ta fshehur dështimin dhe paditurin për draftimin e ligjeve kualitative, “armike” e bën, Gjykatën Kushtetuese;

Për ta fshehur dështimin në dialog e diplomaci, “armike” i bënë ndërmjetësitë dhe gjithë bashkësinë ndërkombëtare;

Ky njeri nuk mundet me qeveris pa shpikur “armiq” kujdestarë.

…dhe një ditë kur qytetarët e Kosovës masivisht do të kërkojnë llogari prej tij, ky ka me u armiqësu edhe me vetë qytetarët dhe votuesit e tij. E ajo ditë jam i bindur që po afrohet me shpejtësi.

Mosdija dhe dështimi nuk munden të fshehën  me “armiq” të shpikur”, ka shkruar Selmanaj.

Sipas tij, “Kosova ka nevojë për zhvillim e prosperitet në çdo fushë, e jo broçkulla e sjellje paranojake me “armiq” kujdestarë e të shpikur”.

Shija e redaktorit

Dukagjini prezanton serinë e re të lektyrave në Prishtinë: “Kutia...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” ka promovuar sot në Bibliotekën Kombëtare të Kosovës serinë e re të Lektyrave shkollore për klasat 1–5, në një aktivitet që...

Shkolla “Ismail Qemali” anëtarësohet në UNESCO Education Charter Club

Shkolla fillore e mesme e ulët “Ismail Qemali” në Prishtinë ka marrë konfirmimin zyrtar për themelimin e “Ismail Qemali UNESCO Education Charter Club”, duke...

“Dita e Forcës”, kazermat e FSK-së të hapura për qytetarët

Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës, sot duke filluar nga ora 09:00 deri në ora...

Të fundit nga rubrika