ShBA do të lehtësojë kufizimet e internetit për iranianët

Gjatë kohës kur po mbahen protestyat në Iran, ShBA-të ka thënë se do të lehtësojë kufizimet e internetit për Iranin. Ndërsa, presidenti iranian, Ebrahim Rai, ka thënë se nuk do të lejojë që siguria e vendit të "kërcënohet"

Ilustrim

Shtetet e Bashkuara kanë thënë se do të lehtësojnë kufizimet e internetit ndaj Iranit, për të kundërshtuar shtypjen e protestave nga Teherani, të cilat janë duke u zhvilluar për shkak të vrasjes së një gruaje në paraburgim nga policia.

Sekretari amerikan i Shtetit, Anthony Blinken, ka thënë se do të ndihmojnë që populli iranian të mos mbahet i izoluar dhe në errësirë.

22-vjeçarja, Mahsa Amini, ka rënë në koma javën e kaluar, pasi policia e moralit e ka arrestuar për dyshime se kishte thyer rregullat e shamisë.

Thuhet se oficerët iranianë kanë ushtruar dhunë ndaj 22-vjeçares, por policia ka thënë se nuk ka prova për ndonjë keqtrajtim dhe se ajo pësoi “insuficiencë të papritur të zemrës”.

Sipas raportimit të BBC-së, protestat antiqeveritare kanë vazhduar për tetë net radhazi të premten.

Blinken tha se lehtësimi i pjesshëm i kufizimeve të internetit ishte një “hap konkret për të ofruar mbështetje kuptimplotë për iranianët që kërkojnë respektimin e të drejtave të tyre themelore”. Ai ka shtuar se qeveria iraniane kishte “frikë nga populli i saj”.

Çfarë po ndodh me Iranin dhe internetin?

Thesari i ShBA-së ka thënë se masa do të ndihmonte kundër përpjekjes së qeverisë iraniane për të “mbikëqyrur dhe censuruar” popullin e saj. Por nuk ka gjasa të ketë një ndikim të menjëhershëm pasi “nuk heq çdo mjet të shtypjes së komunikimit”.

Themeluesi i “SpaceX”, Elon Musk, ka shkruar në Twitter se do të aktivizonte firmën e tij të internetit satelitor, Starlink, për të ofruar shërbime interneti për Iranin.

Interneti satelitor Starlink, ofron shërbime interneti nëpërmjet një rrjeti të madh satelitësh dhe ka për qëllim pajisjen me internet për njerëzit që jetojnë në zona të largëta.

Të premten pamjet e shpërndara në mediat sociale kanë treguar se turma protestuesish janë mbledhur në disa lagje të Teheranit pas errësirës, ​​ndërsa incidente të tjera ndodhën në vende të tjera të vendit. Në këto protesta, gratë kanë hequr hixhabet e tyre dhe i kanë djegur ato, ose i kanë prerë flokët para turmave brohoritëse.

Presidenti iranian, Ebrahim Raisi, ka folur në një ngjarje proqeveritare, duke thënë se nuk do të lejojë që siguria e vendit të “kërcënohet”.

“Ne nuk do të lejojmë që siguria e njerëzve të vihet në rrezik në asnjë rrethanë”,tha ai.

Duke theksuar se “armiqtë” e Iranit donin të shfrytëzonin trazirat, Raisi shtoi se qeveria do të dëgjonte kritikat për vdekjen e Amini, por nuk do të ndikohej nga “trazirat”.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika