Sherifi: Kursi konfrontues i Kurtit me ShBA-në do ta fundosë Kosovën, duhet të ndalet 

Bilall Sherifi, nga NISMA Socialdemokrate, ka kritikuar kursin konfrontues të kryeministrit Albin Kurti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian, duke e quajtur atë si të rrezikshëm dhe të dëmshëm jo vetëm për politikanët, por edhe për shtetin e Kosovës. Ai ka theksuar se ky kurs konfrontues mund të çojë në pasoja të rënda për Kosovën

Bilall Sherifi, nga NISMA Socialdemokrate ka thënë se kursi konfrontues i kryeministrit Albin Kurti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian duhet të ndalet.

Sipas Bilallit, ky kurs është i rrezikshëm dhe sjell pasoja jo vetëm për politikanët, por edhe për vetë shtetin e Kosovës.

“Ekziston një rrezik i madh që ky kurs i madh, ky kurs konfrontues me SHBA dhe BE-në, sidomos me SHBA-në, ta shndërrojë Republikën e Kosovës si rezultat i politikave të Albin Kurit në Republikë të Titanikut. Një fundosje, në këtë fundosje do të fundosmi të gjithë. Nuk mund askush, e më pak popujt e vegjël të fitojnë asnjë betejë nëse aleatët nuk i kanë pas vetes. Nuk e kemi mundur as ta çlirojmë vendin, rezultat, meritë deri në heqjeje të kapelës deri në rënë në gjunjë të atyre që kanë dhënë jetën, që kanë dhënë gjymtyrët.

Por, nuk mund ashtu siç nuk mundën vetë ta fitojmë më gjithë ato sakrifica që bën dhe nuk arritëm ta çlirojmë vetë. Ashtu pa mbështetjen e tyre nuk mundëm të shpallim pavarësinë. Nuk do të mundë as Albini Kurti. Nuk mundet të përfundojë konsolidim e shtetit edhe në veri të vendit pa mbështetjen e aleatëve.

Ky kurs është është jashtëzakonisht i rrezikshëm, duhet të ndalet menjëherë, sepse nuk ka asnjëherë askush në botë pasoja vetëm për politikanët, pasojat i bart shteti”, ka thënë Sherifi në “FIVE” të Dukagjinit.

Në vazhdën e kritikave ndaj Kosovës dhe Qeverisë Kurti, pak më herët ambasadori amerikan, Jeff Hovenier, demantoi kryeministrin Albin Kurti, i cili hodhi poshtë sugjerimet e ndihmëssekretarit amerikan të Shtetit, James O’Brien, se Kosova e rrezikoi partneritetin me Shtetet e Bashkuara pas vendimit për ndalimin e dinarit serb.

Sipas Hovenier-it, çështja e dinarit ka ndikuar në partneritetin Kosovë-ShBA, duke theksuar se deklarata e O’Brien është shumë e qartë.

Hovenier ka theksuar se do të shpresonte që Qeveria e Kosovës dhe Kurti ta zgjidhin çështjen së bashku.

“Ne kemi shpresuar se qeveria e kryeministrit Albin Kurti do të angazhohej, siç bëjnë partnerët, për ta zgjidhur këtë çështje së bashku, në vend se të merren veprime në mënyrë të njëanshme… ne jemi të shqetësuar që Qeveria e Kurtit nuk e ka bërë këtë. Çfarëdo sugjerimi se gjërat janë në rregull, se të gjithë ne pajtohemi me njëri-tjetrin, nuk është aspak e vërtetë. Ne jemi të shqetësuar dhe të frustruar dhe mendoj se toni i ndihmëssekretarit O’Brien e pasqyron këtë shumë qartë”, ka shtuar Hovenier.

Shija e redaktorit

Aksioni i Policisë në veri, konfiskohen rreth 74 milionë dinarë

Policia e Kosovës ka shpalosur detaje shtesë lidhur me aksionin e zhvilluar gjatë ditës së sotme në veri të vendit. Sipas njoftimit të Policisë së...

Melinda Ademi publikon projektin e ri “Kiss me”

Këngëtarja e njohur, Melinda Ademi, ka publikuar projektin e saj më të ri me titullin “Kiss Me”. Kënga e publikuar është me melodi dhe tekst...

Dafina dhe Ylli vazhdojnë t’i “trazojnë ujërat”, pozojnë me...

Këngëtarja e njohur, Dafina Zeqiri, sot ka kapur vëmendjen e të gjithëve me postimin e saj të fundit në rrjetin social "Instagram". "Duar të bashkuara"...

Të fundit nga rubrika