Të shtunën nis Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë

Të shtunën do të nisë Forumi për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, i organizuar nga presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zëvendëskryeministrja dhe Ministrja e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla. Ky forum mbahet të shtunën dhe të dielën, në Prishtinë, i cili ka për qëllim promovimin e aftësive të grave dhe ndërgjegjësimin për paqe dhe siguri ndaj tyre

Fotoilustruese





Me iniciativë të presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, zëvendëskryeministres dhe Ministres së Punëve të Jashtme, të shtunën dhe të dielën, në Prishtinë, i zhvillon punimet Forumi Ndërkombëtar për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, që është organizimi i parë i këtij lloji.

Ky organizim, sipas komunikatës së zyrës së Presidencës, mbështetet nga partnerë vendorë dhe ndërkombëtarë.

Në komunikatë thuhet se në edicionin e parë, pritet që Forumi të grumbullojë mbi 400 pjesëmarrës, nga vende të ndryshme të botës, që në fokus ka trajtimin e çështjeve që ndërlidhen me gratë, paqen dhe sigurinë.

“Në këtë Forum, pritet të marrin pjesë liderë botërorë, ekspertë, akademikë, përfaqësues të shoqërisë civile, të rinj dhe përfaqësues nga grupe të tjera të interesit.Forumi synon të diskutojë jo vetëm sfidat në përballje me paqen dhe sigurinë globale, por edhe trajtimin dhe zgjidhjet eventuale”, thuhet në komunikatë.

Ndërkaq, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se temë e këtij forumi do të jetë ndërtimi i aleancave për paqe dhe promovim të aftësive të grave e vajzave në vend.

“Temë e edicionit të parë të Forumit Ndërkombëtar për Gratë Paqen dhe Sigurinë do të jetë ndërtimi i aleancave për paqe të qëndrueshme, me të cilën synojmë të reflektojmë mbi sukseset si dhe sfidat e agjendës të Rezolutës 13/25. Forumi është edhe platformë për rritjen e ndërgjegjësimit për nevojë për të njohur dhe promovuar aftësitë e grave e vajzave, për të kontribuuar në mënyrë thelbësore në proceset e paqes dhe të sigurisë”, ka thënë ajo.

Ndryshe, WPS është Forum që paraqet një nga zotimet e institucioneve të Republikës së Kosovës për Samitin për Demokraci, të organizuar nga presidenti i SHBA-ve, Joe Biden.

 





Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika