Ymeri: Duhet të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme në veri të vendit

Analisti, Visar Ymeri

Analisti, Visar Ymeri, ka komentuar dorëheqjen e kryetarëve të komunave në Veri të Kosovës, dhe të deputetëve serbë nga Kuvendi i Kosovës.

Sipas tij, në veri të Kosovës duhet të ketë zgjedhje të jashtëzakonshme, pasi pushteti zgjidhet nga poshtë-lart, pra nga vota e qytetarëve.

“Sa i përket kryetarëve duhet të ketë zgjedhje në veri të Kosovës, pasi ata duhet zgjidhur nga poshtë”, ka thënë Ymeri, në emisionin special për ngjarjet në veri të Kosovës në RTV Dukagjini.

Ndërkaq, sipas Ymerit, kur një deputet do të hiqet nga posti i deputeti, ai sipas proceduarve, zëvendësohet më atë që është në listë, por që nga ana e Listës Serbe pritet që askush të mos e marrë pozitën e deputetit.

Por, Ymeri shtoi se duhet të pritet se si do të sillen partitë e tjera që përfaqësojnë komunitetin serb.

“Sa i përket deputetëve të të Kuvendit proceduara e do kur dikush dorëhiqet, zëvendësohet më ata që janë në listë, por duhet marrë parasysh që ta prej Listës Serbe nuk dihet a do të pranojnë. Ndërkaq, sa i përket partive të tjera që përfaqësojnë komunitetin serb nuk e di se si do të sillen”, ka thënë Ymeri.

Ymeri shtoi se këto dorëheqje janë bërë vetëm publikisht dhe jo proceduralisht, dhe se sa i përket dorëheqjes së deputetëve dhe zëvendësimit të tyre, është më ndryshe, pasi sipas Ymerit “Kemi të bëjmë më një lloj të deputetit dhe ministrit të specifik që vendi e ka të siguruar me kushtetutë”.

Shija e redaktorit

Hapet sezoni turistik në Shëngjin, sporte ujore dhe parashuta spektakolare...

Sezoni turistik në Shëngjin është hapur zyrtarisht me një ceremoni festive që mblodhi pushues, qytetarë dhe vizitorë të shumtë në bregdetin e njohur të...

Komisionerja Kos: S’mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën

Komisionerja për Zgjerim e Bashkimi Europian, Marta Kos deklaroi se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa Kosovën, duke e cilësuar vendin pjesë...

Kongresmeni amerikan Keith Self: Kosova aleate më besnike e SHBA-së

Kongresisti amerikan Keith Self e ka cilësuar Kosovën si një nga partnerët më të afërt dhe më besnikë të Shteteve të Bashkuara në Evropë. “Unë...

Të fundit nga rubrika