387 raste për posedim, trafikim dhe kultivim të substancave narkotike gjatë periudhës janar-maj

Organet e sigurisë në Kosovë kanë treguar statistikat e rasteve të abuzimit me substanca narkotike

Ilustrim

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në periudhën kohore janar-maj të këtij viti janë hapur 387 raste për posedim, trafikim dhe kultivim të substancave narkotike.

Përmes një raporti të Policisë së Kosovës, bëhet e ditur se nga 387 vepra përfshihen 112  raste për veprën Trafikim të substancave narkotike, 267 janë për veprën posedim të substancave narkotike, 7 janë për veprën kultivim të substancave narkotike dhe 1 është për veprën “Prodhim dhe përpunim i paautorizuar i narkotikëve.

Policia ka njoftuar se gjatë periudhës kohore të lartcekur janë regjistruar 532 persona te dyshuar .

Poashtu, në formë tabelare keni numrin e personave të dyshuar dhe rasteve për posedim, trafikim dhe kultivim të narkotikëve për vitin 2021.

Të dielën e 26 majit është shënuar Dita Ndërkombëtare kundër Abuzimit me Droga dhe Trafikimin e Paligjshëm. Kjo ditë ndërkombëtare shënon një përpjekje tjetër për të arritur qëllimin që ta bëjë shoqërinë të lirë nga abuzimi me drogën.

Sociolog, psikolog dhe mjek janë prononcuar për Portalin Dukagjini lidhur me gjendjen aktuale të abuzuimit me substanca narkotike në Kosovë.

Për më shumë, vizitoni linkun e mëposhtëm!

A kanë efekt fushatat kundër përdorimit të drogave në Kosovë?

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika