Bulliqi pas vërshimeve në Podujevë: Gjendja në terren tejet e rëndë

I pari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka thënë se gjendja në terren është tejet e rëndë si pasojë e vërshimeve

Foto të postuara nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi

Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, bashkë me drejtorin e Shërbimeve Publike, Bahri Selimi, kanë vizituar fshatrat Pakashticë, Letanc, Siboc dhe zonat urbane të prekura nga vërshimet.

Nëpërmjet një postimi në rrjetin social Facebook, Bulliqi ka thënë se gjendja në terren është tejet e rëndë si pasojë e vërshimeve.

Tutje ai ka thënë se pas vizitës kanë angazhuar pesë kompani të cilat sipas tij, po punojnë me kapacitete të plota në intervenim.

Ndërkaq, ai ka kërkuar nga qytetarët për kujdes të shtuar, si dhe bashkëpunimin e tyre në çdo situatë me ekipet emergjente institucionale.

Foto e postuar nga kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi

“Dua ta siguroj gjithsecilin se ne do të jemi pranë tyre në çdo kohë”, ka shkruar ai në Facebook.

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se në disa zona të vendit është krijuar një gjendje e rënduar si pasojë e vërshimeve. Ndërsa, gjendje emergjente është shpallur në Komunën e Skenderajt dhe Mitrovicës.

E që Komuna e Klinës dhe Skenderajt kanë njoftuar se të premten nuk do të mbahet mësim.

Vërshimet në Podujevë

Ndërsa, ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka thënë se për shkak të gjendjes së krijuar si pasojë e vërshimeve pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës tashmë janë në terren.

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës (IKSHPK), ka njoftuar se për shkak të vërshimeve në shumë rajone të Kosovës është turbulluar uji në rezervarët e akumulimit të ujit pijshëm.

Edhe Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar të enjten se situata e vështirë me vërshime në Kosovë pritet të vazhdojë gjatë orëve dhe ditëve në vijim.

Shija e redaktorit

Reporterët pa Kufij: Kosova shënon përparim në lirinë e medias

Kosova ka shënuar përparim në lirinë e medias, sipas Indeksit Botëror të Lirisë së Shtypit të Reporterëve pa Kufij, duke u renditur në vendin...

Akademia “Dukagjini” përmbyllë nismën “Praktika të suksesshme në mësimdhënie dhe...

“Praktika të suksesshme në Mësimdhënie dhe Nxënie”, është nisma e cila nisi pesë muaj më parë e që sot po shndërrohet në një manifestim...

Shtëpia botuese “Dukagjini” sjell në gjuhën shqipe 16 libra të...

Secila një histori ndryshe nga tjetra. Të gjashtëmbëdhjetë libra nga krijimtaria e nobelistit gjermano-zviceran, Hermann Hesse, në gjuhën shqipe i gjeni në Librarinë “Dukagjini”. Promovimi i...

Të fundit nga rubrika